QSUT dhe SHEBA Medical Center do bashkëpunojnë për rritjen e shërbimeve shëndetësore duke nisur me spitalin e Onkologjikut në Tiranë. Sot u prezantua nisja e bashkëpunimit me praninë e kryeministrit Rama dhe ministres Albana Koçiu.
Zëvendëspresidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-Even i pranishëm dhe ai, tha se “bashkëpunimi me qendrën shëndetësore Sheba, nuk është vetëm një projekt, por një premtim për të qëndruar pranë jush, ndërsa ju ecni përpara për të forcuar shërbimet onkologjike për të lehtësuar barrën e familjeve për të sëmurët me kancer dhe për të sjellë shpresë për këta pacientë”.
"SHEBA ka punuar krah për krah me ministrinë e shëndetësisë. Për të hartuar plan strategjik për pacientët me kancer. Sot çojmë përpara onkologjinë por edhe për bashkëpunimin dhe shëndetin e të gjithëve. Kryeministri Rama udhëheqja juaj për një Shqipëri më të shëndetshme kanë qenë kryesore për këtë partneritet. Ky partneritet nuk është thjesht një projekt, por një premtim, për të qëndruar krah jush, dhe për të sjellë shpresë për këta pacientë. Jemi angazhuar për të ndarë ekspertizën me profesionistët tanë. Po ndërtojmë një urë besimi dhe bashkëpunimi mes vendeve tona. Një urë që do rrit jo vetëm kujdesin shëndetësor, por do lidh më tej popujt tanë. Faleminderit që i keni besuar qendrës SHEBA."
Më tej Har-Even kujtoi edhe Holokaustin dhe përndjekjen e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, moment kur Shqipëria iu bë ndihmëse shumë herbrenjve që përndiqeshin në Europë nga nazistët.
“Sot, ashtu si atëherë, shqiptarët qëndruan krah hebrenjve në mënyrë heroike dhe shpesh edhe me vepra që kërcënonin dhe jetën e tyre, duke ruajtur hebrenjtë në mbarë Ballkanin dhe duke shpëtuar mijëra prej tyre nga vdekja e sigurt nga nazistët. Me këtë kujtesë të freskët në mendjen time qëndroj këtu përpara jush sot. Gjatë këtyre javëve Qendra Shëndetësore Sheba ka punuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin e QSUT-së për të hartuar një plan strategjik për të forcuar përgjigjen mjekësore shqiptare ndaj pacientëve me kancer”, u shpreh dr. Yoel Har-Even.
Lajmi kryesor: