Leon Adams është djali i cili ra pre e një plaçkitje dhe rrahjeje e cila e bëri të qëndrojë në koma për një dekadë. A i kapën hajudët? Kjo ishte fjalia e parë që tha pasi doli nga gjendja në të cilën ndodhej prej dhjetë vitesh.

Ai ishte grabitur nga disa hajdutë të cilët e kishin goditur atë gati për vdekje, por falë ndihmës që mori ai arriti të qëndronte dy vjet në koma, ndërsa më pas në një gjendje gjysmë vegjetative.

Ai nuk fliste dhe të gjithë u habitën kur një ditë pasi filloi të përmirësohej, fjalët e para që mërmëriti ishte nëse janë kapur hajdutët. Djali ishte sulmuar kur ishte 25 vjeç dhe vetëm tani pas 10 vjetësh ka arritur të vijë sërish në jetë.

E ëma e tij e cila shprehet entuziaste për përmirësimin e tij thotë se ai kupton gjithçka dhe ka filluar nga pak të flasë. Ajo thotë se ai është kurioz dhe do të dijë gjithçka që ka ndodhur 10 vitet kur ishte në gjendje kome.

Familja dhe policia shpresojnë që ai të kujtojë detaje nga grabitja, që të bëjë të mundur arrestimin e autorëve.

(ad.ti/shqiptarja.com)