Ngjarja e rëndë e ditës së djeshme, ku mbeti i vrarë pas një sherri në shkollën “Fan Noli” 14-vjeçari Martin Cani, nga një bashkëmoshatar, ka tronditur opinionin publik mbarëshqiptar.
Mes personave që kanë reaguar në media apo rrjetet sociale, është edhe aktori i njohur i humorit, Julian Deda.
Ai ka bërë një postim në “Instagram” për të miturin që kishte ëndrra për t’u bërë një futbollist i talentuar në të ardhmen.
Deda ka postuar një fotografi ku shfaqet me Martinin, imazh i shkrepur në vitin 2021. Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3” i shpreh ngushëllimet familjes së tij.
Kur kjo foto është hedhur për herë të parë në rrjetet sociale nga familjarët e Martinit, në të shkruhej: “Tani dola unë foto me Julin, por mbas 10 vitesh do jetë ai që do kërkojë të dalë me mua. Martin Cani.”
Postimi i Julian Dedës:
“Prehu ne paqe i dashur Martin. A mund ta bëjmë një foto bashkë, edhe pse nuk kanë kaluar akoma 10 vjet, edhe pse fati tragjik t’i ndërpreu ëndrrat në mes? E unë prapë e dua këtë foto me ty o kampion. Na pikëllove të gjithëve o djalë, por Zoti djemtë e mirë i do pranë vetes. Qofsh mirë me Zotin. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Juli.
Postimi dhe reagimi i Julian Dedës, përkrah fotos me Martinin, e vitit 2021