Pas 123 vitesh, një burrë
bëhet mbret i Hollandës

HOLLANDE - Mbretëresha e Hollandës do të japë dorëheqjen zyrtarisht sot pas 33 vjetëve në postin e Kryetares së shtetit për t’i lënë vendin Princit Willem Alexander, në mënyrë që ai të bëhet mbret.

Dy ditë më parë Mbretëresha Beatrix në deklaratën në televizionin shtetëror tha se do të heqë dorë nga froni i Holandës për t’ia lënë atë djalit të saj.

Ka ardhur momenti, që froni të mbahet nga një gjeneratë e re është shprehur mbretëresha.

Ao theksoi më tej se zgjodhi të heqë dorë nga froni tani, sepse ajo e ndjeu se trashëgimtari i saj ishte i gatshëm të marrë përsipër detyrat e mbretit.

Willem-Alexander, 46 vjeç do të bëhet mbreti i parë i Holandës prej më shumë se një shekulli.

Sot priten të marrin pjesë në ceremoninë e abdikimit, personalitete të larta të politikës dhe familjes mbretërore nga e gjithë bota.

Hollanda ka qenë një monarki kushtetuese, që nga viti 1815 dhe një demokraci parlamentare, që nga viti 1848.

Politika holandeze dhe qeverisja janë karakterizuar nga një përpjekje për të arritur konsensus të gjerë mbi çështje të rëndësishme, brenda komunitetit politik dhe shoqërisë në tërësi. Në vitin 2010, The Economist e renditi e Holandën si vendi 10-të më demokratik në botë.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjiptin-SHBA për monitorimin e armëpushimit