TIRANË- Një ditë pasi dha dorëheqjen nga LSI-ja, pas 16 vitesh në këtë parti, Edmond Panariti ka nisur menjëherë detyrën e re.

Ditën e sotme ai është shfaqur krah presidentit Ilir Meta, në takimin që ky i fundit zhvilloi me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge.

Panariti është emëruar në postin e drejtorit të kabinetit në presidencë.

Megjithatë, ditën e djeshme u njoftuan disa ndryshime, ku Panariti nga LSI shkoi në Presidencë, dhe Bahri Shaqirit nga këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare do kandidojë nën siglën e LSI për deputet.