Shkëmbime Presidencë-LSI/ Bahri Shaqiri, nga këshilltar i Metës në kandidat i Kryemadhit

Shkëmbime Presidencë-LSI/ Bahri Shaqiri, nga këshilltar i Metës në kandidat i Kryemadhit

Presidenti Meta dhe Bahri Shaqiri

TIRANË- Ditën e djeshme u njoftuan nga Presidenca ndryshime të rëndësishme në kabinetin e Presidentit të Republikës.

Një prej ndryshimeve të konfirmuara nga zyra e shtypit pranë kreut të Shtetit, Ilir Meta, ishte ajo e largimit nga detyra të Bahri Shaqirit, këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, dhe në këtë post është emëruar Spiro Koçi.

Për këtë lëvizje ka qenë vetë Presidenti Meta, i cili ka shprehur ‘dhimbjen’ për largimin e Shaqirit, duke i shprehur atij mirënjohjen dhe duke i uruar suksese.

Një burim i tha sot Report Tv se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së një ditë më parë të Bahri Shaqirit është fakti se ai tashmë do të ‘rekrutohet’ nga bashkëshortja e Presidentit, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Burimet thonë se ai do të kandidojë nën siglën e LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Shaqiri mendohet të jetë kandidat në Qarkun e Durrësit, por ende nuk është përcaktuar përfundimisht.

Largimi i Shaqirit nga Presidenca, i lidhur edhe me lajmin e papritur që një prej figurave më të rëndësishme të LSI-së, Edmond Panariti, largohet nga kjo forcë politike pikërisht në prag të zgjedhjeve shumë të rëndësishme, duket si një shkëmbim ‘një e merr dhe një e jep’ midis Presidencës dhe ish-partisë së Kreut të Shtetit, Meta.

er.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 14/11/2020 00:01

    "Nje burim i tha", "Burimet thone", " ish partise"??? Kjo eshte gazetaria dixhitale shqiptare.

    Përgjigju
  • tosi: 13/11/2020 14:52

    Amon o Nafije dybeku ju kam rixha mos ma harroni jashte liste krenarine e leshitlikes, strategen nderkombetare, nderplanetare, kozmike, leshelike, babaxhike , trularasken , shalepiprren, te pashkolluaren, sygerdoqen Kejdi dhembcakallen, te bijen e mashtruesit ordiner te qytetareve te Fierit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur