Shkolla e mesme në Torovicë të Lezhës nuk i ka hapur dyert për nxënësit këtë vit shkollor. Shkak për mbylljen e shkollës është bërë rënia e numrit të nxënësve, pasi shumë familje e kanë braktisur këtë zonë të varfër.
Drejtori i shkollës 9-vjeçare në Torovicës Kujtim Kolndreu thotë se të rinjtë e kësaj zone do ta ndjekin shkollën e mesme në Balldre, ndërsa në funksion të tyre është vënë edhe një mjet transporti.
"Si rezultat i rënises se numërit të nxënësve është mbyll. Vitin e kaluar kemi shumë nxënës kanë emigru drejt Francës apo vendeve të tjera. Edhe popullsia e zonës e cila nuk mundet me përballu mënyrën e jetesës kanë lëviz drejt qyteteve të tjera dhe numri i nxënësve ka rënë. Në bazë të udhëzimeve një klasë për të funksionuar në zonat ruale duhet të ketë të paktëm 15 nxënës e sipër. Kështu që shkolla është mbyll. Nuk funksionon më si shkollë e mesme. Nxënësit janë transport të gjithë tek shkolla e mesme në Balldre." ka deklaruar Kujtim Kolndreu, drejtori i shkollës së Torovicës.
Torovica ka nisur të brakiset masivisht gjatë viteve të fundit dhe këtë e dëshmojnë dhe banesat të cilat janë vënë në shitje. Banoret thonë se veshtirësitë ekonomike po detyrojnë shumë familje që të largohen drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
"Kanë vazhduar të ikin jashtë mase. Vetëm për kushte ekonomike. Rruga ka qenë e dobët. Përmbytjet kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme dhe kështu janë largu njerëzit. Shkolla e mesme pati ndikuar për mirë kur u hap. Janë larguar nga kushtet ekonomike. Nuk kanë mundësi me përpallu jetesën. Të ardhura nuk ka. " ka thënë një banor i Torovicës.
Mbyllja e shkollës së mesme dy vite pas hapjes së sajë ka vrarë sërish shpresën e banoreve të kësaj zonë të cilët shohin si mundësi të vetme largimin nga Torovica.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 4034
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Lezhë, qindra besimtarë i bashkohen ritualit fetar në katedralen e ‘Shën Nikollit’
25 Dhjetor, 09:47
-
Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari
25 Dhjetor, 08:23
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Mbrëmje bamirësie në Lezhë, 20 shefa kuzhine gatuajnë për 200 persona! Mblidhen 10 mijë euro për qendrën “Rozalba” dhe familjet e varfëra
21 Dhjetor, 11:47
-
Mirditë, tregu i Krishtlindjeve pret qindra vizitorë! Të dielën koncert dhe panair me produkte lokale
21 Dhjetor, 10:18