4 ditë e mbyllur, hapet pika e kalimit kufitar Qafë Thanë për punëtorët sezonalë

Pas 4 ditësh e mbyllur për punëtorët ditorë sezonalë pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është rihapur sot për këtë kategori, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj.

Sipas burimeve pranë kësaj pike kufitare qindra punëtorë ditorë u ndaluan të kalojnë ne Maqedonine e Veriut për 4 ditë me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qellimin e udhetimit, në një kohë kur midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet vetëm një kartë ID.

E gjithë kjo situatë erdhi  pas vdekjes së një 40 vjeçari shqiptar i cili aksidentalisht humbi jetën teksa priste dru në një pyll pranë Ohrit. Burime thonë se qëllimi ishte lidhja e kontratave të punës dhe sigurimi i punëtorëve në vendin fqinj. Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja