Pesëdhjetë vjet pas trazirave në Stonewall, Departamenti i Policisë së New York-ut i kërkoi falje komunitetit të LGBT për dhunën e ushtruar.
"Veprimet e ndërmarra nga NYPD në Stonewall ishin të gabuara”, tha komisioneri i policisë, James O'Neill.
Kryengritja e qershorit 1969, e cila filloi në Stonewall Inn në fshatin Greenwich, nxiti lëvizjen e të drejtave të homoseksualëve, pasi policia bastisi lokalin ku ata qëndronin dhe pronarët rrezikuan arrestimin. Kjo gjë shkaktoi një protestë gjashtë-ditore.

O'Neill përfundoi vërejtjet e tij duke u zotuar se diskriminimi i tillë nuk do të ndodhte kurrë në komunitetin LGBT të New York-ut.
/Shqiptarja.comKomente

