TIRANË - Një tjetër pacient ja ka dalë në betejën kundra koronavirusit.

Indriti ndodhej prej rreth 2 muajsh në terapi intensive në spitalin COVID2 nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është gati të dalë nga spitali.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë e vështirë ku në 24 orët e fundit u regjistruan 153 raste të reja ndërsa 5 persona të tjerë ndërruan jetë.