8 orë seancë mes gazit lotsjellës, Kosova voton Demarkacionin

PRISHTINE - Pas 8 orë seance të tensionuar ku u hodh katër herë gaz lotsjellës, Kuvendi i Kosovës ka votuar Demarkacionin me Malin e Zi. 

Me 80 vota pro dhe 11 kundër, koalicioni qeveritar bashkë me LDK-në miratuan përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Hera e pestë e mbledhjes së Kuvendit ishte vendimtarja, pasi 4 herë seanca u ndërpre nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes. Pas këtij vendimi, qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm pa viza në zonën "Schengen". Demarkacioni ishte një nga kushtet e vendosura nga Brukseli për Prishtinën për të përfituar nga marrëveshja e "Schengen"-it. 

Në seancën e sotme, Kuvendi u përball për më shumë se tetë orë me gazin e deputetëve të Vetëvendosjes. Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në Vjenë në vitin 2015, kishte krijuar një situatë të tensionuar në Kuvend dhe jashtë saj gjatë kohës sa në krye ishte Isa Mustafa. Kuvendi u përballë me gaz lotsjellës e gjësende të ndryshme edhe në të kaluarën nga opozita.

Pamundësia për ta çuar më tej marrëveshjen me Malin e Zi, kishin rezultuar në rrëzimin e qeverisë Mustafa. Mocioni i nisur nga opozita atëkohë, u përkrahë edhe nga partneri qeverisës i Mustafës, PDK-ja.

Seanca u ndërpre 4 herë nga gazi lotsjellës

Për herë të katërt brenda ditës është ndërprerë seanca për miratimin e vijes kufitare me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës për shkak se është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Vetëvendosjes. Rreth orës 12:00 u ndërpre për herë të parë seanca, pasi u hodh gaz lotsjellës, ndërsa rreth orës 13:00 u përsërit e njëjta e njëjta situatë. 

kosove.jpg" style="height:405px; width:780px" />
(Momenti kur në Kuvend hidhet gaz lotsjellës)

Herën e parë dhe të dytë gazin e hodhën deputetët e Vetëvendosjes Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba dhe Liburn Aliu, të cilët janë përjashtuar nga seanca plenare. Në orën 15:30 rifilloi për herë të tretë seanca për të votuar për marrëveshjen, por sërish u ndërpre po për të njëjtën arsye, deputetët hodhën gaz lotsjellës.

Gazi lotsjellës është hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes, e cila është kundër marrëveshjes me Malin e Zi. Gazi lotsjellës është një skenar i cili është i përsëritur në kuvendin e Kosovës, ku edhe gjatë qeverisjes së Isa Mustafës është hedhur disa herë.

Presidenti Hashim Thaçi ka dënuar veprimet e Vetëvendosjes, ndërsa shumica është shprehur e vendosur për të votuar marrëveshjen e demarkacionit. Seanca ka nisur që ditën e djeshme, ndërsa u ndërpre mbrëmë për të vijuar sot, tashmë pritet te rifilloje ne oren 16:30.

Përgëzimi i kreut të PD-së shqiptare Lulzim Basha

Miratimin e demarkacionit të kufirit Kosovë-Mal i Zi nga ana e parlamentit kosovar e ka përshëndetur edhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha. Në komentin e tij në rrjetet sociale Basha e ka cilësuar votimin e sotëm të parlamentit në Prishtinë si një hap i sigurt integrues i Kosovës drejt BE-së.

“Pershendes votimin e sotem nga Kuvendi i Kosoves te ligjit te Demarkacionit me Republiken e Malit te Zi. Ky akt eshte nje kontribut thelbesor ne marredheniet e fqinjesise se mire dhe stabilitetit ne rajon. Partia Demokratike fuqimisht beson se ky akt eshte nje hap i sigurte i Kosoves drejt proceseve integruese. 

Ky votim eshte nje lajm i mire per Kosoven dhe miqte e saj. Partia Demokratike si ne cdo ore te historise se saj mbeshtet me ndjenje vellazerore dhe ne respekt te institucioneve te Kosoves cdo hap drejt integrimit euro-atlantik, konsolidimit te shtetit dhe mireqenies se popullit te Republikes se Kosoves”. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë