Pas 84 vjetësh eshtrat e Gjergj Pekmezit do të prehen në vendlindje

Pas 84 vjetësh eshtrat e Gjergj Pekmezit do të prehen në vendlindje

Gjergj Pekmezi

TIRANË- Pas një bashkëpunimi relativisht të gjatë midis Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë dhe personalisht të Ambasadorit Roland Bimo me bashkinë e qytetit, më në fund eshtrat e gjuhëtarit, etnologut, profesorit, bibliografit, diplomatit dhe përkthyesit Gjergj Pekmezi do të prehen në vendlindjen e tij në Pogradec.

Përveç ambasadorit Bimo, për realizimin e këtij qëllimi kanë bashkëpunuar edhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe bashkia e qytetit të Pogradecit.  Një ceremoni nderimi për përcjelljen e fundme do të mbahet në mjediset e Akademisë së Shkencave, më 19 nëntor 2022, ora 10.00-12.00. 

Personaliteti i Gjergj Pekmezit është i shumanshëm për kontributet e tij. Emrin e tij (“Prof. dr. Gjergj Pekmezi”) e mban katedra e albanologjisë në Vjenë, ku mbajti ligjëratat e shqipes. 
I formuar në Beograd e më pas në Universitetin Oriental të Vjenës, Gjergj Pekmezi kontribuoi pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve dhe punoi si përkthyes pranë këtij komisioni. Më 1914 u emërua përkthyes i misionit austro-hungarez në Durrës.

Me pushtimin austro-hungarez, Pekmezi u emërua kryetar i Komisisë Letrare të Shkodrës, ku bashkëpunoi me albanologët Maximilian Lambertz e Theodor Ippen. Dha dorëheqjen ng Komisia sepse dokumenti themelor i saj “Parimet e rregullat mbi orthografinë e gjuhës shqipe të shkrueme” u miratuan në mungesë të tij. Në vitet 1920-1924 e 1926-1928 kreu detyrën e konsullit të përgjithshëm i Shqipërisë në Austrisë. Prej vitit 1928 deri sa u nda nga jeta (1938) ishte profesor në Universitetin e Vjenës.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla