Ndryshimet në Kodin Rrugor, eksperti në Report Tv: Të nevojshme! Si në vendet e BE, shoferët e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike

Eksperti rrugor Fadil Likaj ka komentuar në Report Tv ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që u miratuan një ditë më parë në parlament edhe me votat e opozitës. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se këto ndryshime ishin të duhura duke pasur parasysh edhe aksidentin tragjik që u dënua në mbikalimin e TEG-ut ku tre të rinj humbën jetën.

“Është propozuar që rritja të shkojë në 130 km-h, këto ndryshime të kufizimit të shpejtësisë janë bërë më së miri, i përgëzoj për këtë gjë, për të gjitha ndryshimet e kodit rrugor. Janë bërë në përputhje jo vetëm me rrugën, situatën, shkeljet, janë bërë në mënyrën më të duhur”, tha ai në Report Tv.

Likaj shpjegon në Report Tv se drejtuesit e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike në 2 vitet e para. Ai thekson se ky ndryshim wshtw marrw bazuar nw masat qw zbatojnw vendet europiane.

“Drejtuesit e mjeteve për dy vite nuk mund të drejtojnë një automjet me madhësi më të madhe se 55KW/ton! Nëse automjeti është me djegie të brendshme do kuptojmë që drejtuesit e ri nuk mund të drejtojnë një mjet me fuqi 55/kë/h kur automjeti është bosh.

Është përcaktuar edhe fuqia, ashtu si në vendet europiane. Drejtuesit e rinj për dy vite nuk mund të drejtojnë një automjet me cilindratë më shumë se 1200. Do të thotë që një drejtues i ri nuk mund të drejtojë automjete me fuqi më të madhe se 1200 kubikë. Siç është marrë shembull nga aksidenti i fundit, që drejtonte një automjet më fuqi më të madhe se 1300 kubikë. Kjo është një ndër pikat”, tha ai.

Me ndryshimet e Kodit Rrugor, efektivët dhe postoblloqet e policisë nuk do të qëndrojnë në rrugët nacionale për të ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat. Puna e tyre do të zëvendësohet me pajisje inteligjente. Në vendin tonë risi për rrugoren do të jenë makinat e reja teknologjike të cilat nuk do të pikasin vetëm shkelësit, por do të skanojnë edhe problemet e tjera, si gjobat e papaguara, e deri tek kolaudimi.

Një tjetër pikë që do të ndryshojë në Kodin Rrugor është edhe rritja e shpejtësisë në ato autostrada që plotësojnë standardet e duhura. Në favor të qytetarëve është parashikuar edhe përgjysmimi i gjobës nëse paguhet brenda afatit të caktuar. Më herët shoferët që paguanin një masë administrative brenda 5 ditësh, përfitonin 20% ulje. Tashmë me rregullat e reja, nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje. Mirëpo,  nga ana tjetër, Kodi i ri parashikon ashpërsim dhe dyfishim të masës administrative për qytetarët që u hiqet patenta. Kjo kategori shkelësish do të paguajnë dyfish të gjobës, për të mos iu tërhequr leja e drejtimit. Një tjetër problematikë ka qenë edhe vendparkimet publike. Në këto kushte është kërkuar që 50% e parkimeve të jetë pa pagesë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla