Pas Afganistanit, a nuk duhej që presidenti të mblidhte Këshillin e Sigurisë?

Pas Afganistanit, a nuk duhej që presidenti të mblidhte Këshillin e Sigurisë?

Presidenti Ilir Meta

Ka një handikap të madh në funksionalizimin e shtetit tonë. Mbase për qytetarët nuk ndikon direkt porse për imazhin e shtetit, funksionimin e tij në arteret juridike, ndihet thellësisht. Ky është rasti i tanishëm i presidentit aktual, Meta, i cili herën e dytë të mosbesimit ndaj tij, është shkarkuar nga parlamenti shqiptar me 104 vota, me motivacionin se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i zyrës së tij të shtypit, ku pas një fotoje deponie plehrash është ironizuar parlamenti.

Meta nuk ishte i shqetësuar nga “vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit (deponi mbeturinash) parlamentar monist”. Dhe, më poshtë: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar”, shkroi asokohe zyra e tij e shtypit me një sintaksë disi arkaike të denjë për L2B. Paradoksalisht mes këtyre që e shkarkuan ishin dikur dhe disa prej njerëzve të tij të afërt, fakt, që tregon zbehjen e rolit të tij dhe lodhjen nga konfliktualiteti tejet bezdisës me kryeministrin e vendit, që jo pak herë e ka qesëndisur aspak në formë korrekte.

I vetmi moment, kur palët ishin përballë njëri-tjetrit ishte në shkurtin e këtij viti (në mos gabojmë) sa i përket mbledhjes së thirrur prej presidentit Meta për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku trajtesa ishte për të diskutuar mbi masat përgatitore që do ndërmerreshin në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes me trupa të koduar ”Defender Europe 21/DE21”, e cila u zhvillua nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021. Veç njerëzve kryesorë, mes tyre dhe Rama me Bashën, ishin të ftuar dhe Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Sh.S.Znj Yuri Kim, si dhe drejtues të lartë të Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Shumë javë më pas, stërvitja është mbaruar dhe është trajtuar me lavdërime sipërore nga pala amerikane. Për fat të keq, presidenti Meta pas gafës së tij aspak protokollare të përmendjes së ambasadores amerikane disa javë më vonë dhe jo vetëm është shmangur nga ceremoniali i “Defender Europe 21/DE21” por pothuaj nga gjuha e trupit kuptoje parehatinë e tij aq të madhe.

Dhe, mbërrijmë në kohën tonë. E gjithë Aleanca e NATO-s, ku jemi dhe ne kontribuues potencial varësisht kapaciteteve tona për pritjen e afganëve, pritet të përballet me sfida të jashtëzakonshme. Por, kjo nuk i zgjon institucionet shqiptare. Megjithë pozicionin e tij aspak komod, presidenti i vendit, duhej të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në një farë mënyre, publikut dhe sidomos lloj-lloj predikuesve e kinse parashikuesve mund t’i tregohej realisht pozicioni i shtetit shqiptar.

Këshilli i Sigurisë, thuhet në ligjin përkatës, nuk merr vendime, por ndihmon Presidentin në detyrat e tij kushtetuese. Dhe, kush më tepër sesa ai ka nevojë në këto momente. Mban dhe detyrën e kryekomandantit të ushtrisë shqiptare. Nuk është e pamundur të bëhet teknikisht, qoftë dhe via –zoom, për më tepër Shqipëria ja ka borxh këtë njerëzve të saj, përkundrejt sjelljeve të politikanëve të vet shpesh tejet foshnjarake. Shqipëria dhe sidomos institucionet e saj mund të ngrihen mbi sherrnajën bajate, që në javët në vazhdim do të na tregojë sesa e kotë është.

Mban pak erë kjo mungesë dhe për faktin se gjithnjë në raste të tilla autoritetet heshtin. Por Chomsky e thotë shumë më hidhur dhe pak në kontekst më të ngushtë ekzekutiv: “Qeveritë i konsiderojnë qytetarët e tyre si armikun e tyre kryesor, dhe ato duhet të mbrojnë veten. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë ligjet sekrete shtetërore. Qytetarët nuk duhet të dinë se çfarë po u bën qeveria e tyre”. Mënyra sesi u trajtua ardhja e tyre linte pak për të dëshiruar. Në këtë rast edhe Meta, është pjesë e “qeverisë”, megjithëse një pjesë e tyre ngritën kartonin për përjashtimin e tij. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK