Flogert Muça: Pas ambasadorit të OSBE, Soreca shenjestra e radhës e opozitës

Flogert Muça: Pas ambasadorit të OSBE, Soreca shenjestra e radhës e opozitës

Është në kufinjtë e të pabesueshmes vendosmëria e opozitës për të mos pranuar kurrë mendimin ndryshe. Opozita në Tiranë ka ndërmarrë një fushatë të ethshme sulmi kundër ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Vetëm pse ambasadori u shpreh se çështja e TK është e politizuar, opozita vendosi një ushtri me militantë që nuk lanë të zëzë pa thënë kundër tij, duke e trajtuar atë si armik të popullit. Arsyeja? Ambasadori nuk tha atë që mendon Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, por mbajti qëndrimin politik të BE-së.

Ky ishte ‘mëkati’ i Sorecës, i cili njëlloj siç e pësoi ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard pak muaj me parë, u dhunua Online nga PD dhe LSI. E nëse ambasadorit të OSBE-së i shkuan poshtë shtëpisë gjatë zgjedhjeve (pse OSBE nuk ishte dakord me vendimin e opozitës për djegie mandatesh e braktisje zgjedhjesh), ambasadorit të BE po i hakërrehen në rrjet sepse partia e ka shpallur armik të saj pasi ka mendim ndryshe.

Në fakt, sulmi ndaj ambasadorit Soreca, njëlloj si ndaj Borchard kanë emërues të përbashkët mendimin politik të liderëve të opozitës. Ka të bëjë me filozofinë politike të lidershipit të PD-Lsi, të cilët në themel kanë: 1- moslejimin e mendimit ndyshe; 2- Kundërpërgjigja me dhunë të të gjitha formave, nga molotovi te sulmet online.

Partia që e quan veten Demokratike, nuk ka as minimumin e resektit ndaj mendimit ndryshe. E kur nuk ja lejon këtë një ambasadori si ai i BE, imagjino se ç’bën me tutje.

Por ironia në gjithë këtë histori është se është një histori e përsëritur dhe rezultati ka qenë humbje politike për Bashën dhe vepra publike të përqafuara nga qytetarët. Lulzim Basha është i vetmi që nga e njëjta formulë, pret rezultate të ndryshe. Them kështu sepse Lulzim Basha ka politizuar e është sjellë njëlloj edhe për vepra të tjera në Tiranë, të cilat vetë as nuk çoi nëpër mend, për fatin e keq të qytetit tonë. Mbaj mend se si për Pazarin e Ri ishte e njëjta histeri, apo Parku i Lodrave të Liqeni Artificial, ku nuk mungoi as ish-presidenti Nishani apo Strazimiri me revole në brez.

Njëlloj edhe për Sheshin ‘Skënderbej’, njëlloj edhe për Stadiumin Kombëtar, edhe për bulevardin e ri. Të njëjtat fytyra, të njëjtat argumenta, të njëjtat skema dhune ndaj të gjithë atyre (që në çdo rast kanë qenë shumica) që kanë menduar ndryshe e që kanë pritur në heshtje që puna të mbarojë për të parë kush ka të drejtë.

Përfundimi i të gjithë historive të mësipërme dihet. Sot qyteti ka punët e bëra, ndërsa opozita ka llogoren e njëjtë e cila po e çon në humbje të reja.

Njëlloj edhe sot për Teatrin Kombëtar. Në një kohë kur pjesa dërrmuese e komunitetit të artistëve është për ndërtimin e një teatri të ri modern dhe ku të gjithë arkitektët e inxhinierët shprehen se është i pamundur restaurimi për shkak të materialit më të cilin kjo godinë është ndërtuar, PD sëbashku me një dorë të manipuluar apo të vetëofruar militantësh janë kundër të gjithëve. Madje jo vetëm kaq, por kjo pakicë po tenton t’i mbyllë gojën shumicës, deri të ambasadorët e BE, duke ushtruar dhunë, të të gjitha llojeve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 31/07/2019 20:30

    Zoti gazetar ne momentin qe ish de-o-pozita ka dorezuar mandatet nuk quhet me opozite prandaj ju lutmi shume mos u merni me analfabetet e shqiperise.Me kalimin e kohes do krijohen parti te reja me politikane te rinj me kulture te afte per pune,jo si debilat qe kishim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë