Pas apelit të banorëve në Report Tv se prej 20 ditësh vuajnë mungesën e energjike në fshatin turistik të Thethit, OSHEE ka rikthyer energjinë elektrike mbrëmjen e kësaj të premte.
Thethi në malësinë e Dukagjinit pati probleme me furnizimin me energji, për shkak të defektit në turbinën e HEC-it të Ndërlysës.
Vetë OSHEE njoftoi rreth orës 21:40 të mbrëmjes së kësaj të premte se defekti është riparuar dhe zona turistike e Thethit furnizohet me energji elektrike pa ndërprerje.
"Ju njoftojmë se pas nje pune intensive është vendosur në funksion të plotë HEC-i që furnizon Thethin me energji elektrike.
Zona e cila kishte shkëputje dritash prej dy orësh në ditë, nuk do të ketë asnjë problem", thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Banori i Thethit: Kanë ikur pushuesit, dëmi ekonomik i konsiderushëm
Ndoc Gjecaj, banor i Thethit, tha në një lidhje telefonike për Report Tv se OSHEE për shkak të mungesës së energjisë elektrike, janë larguar pushuesit dhe dënimi ekonomik që iu është shkaktuar prej kësaj situate, llogaritet i konsiderueshëm.
"Shpresojmë që OSHEE ta mbajë premtimin e bërë që do të vijnë dritat. Deri tani s'kanë ardhur. Dritat vijnë, por vijnë tre orë dhe ikin tre orë të tjera.
Të dielën që kaloi kam biseduar me drejtorin e OSHEE të Shkodres dhe më ka thënë për dy ditë do ta rregullojmë dhe nuk e ka rregulluar.
Po na ikin turistët.
90% janë turistë të huaj, mbrëmë kam pasur në godinën time 4 polakë të cilët sot kishin të planifikuar të rrinin po kanë ikur pasi ishte e pamundur të rrinin në Theth, pasi në momentin kur s’ka energji elektrike, s'punon frigoriferi, lavatriçja, mungon çdo pajisje.
Të gjitha bujtinat vetëm ditën e djeshme, te restoranti që është në qendër të fshatit, janë hedhur mbi 50 kilogram mish i dëmtuar nga mungesa e frigoriferit", tha për Report Tv, Ndoc Gjecaj, banor i Thethit, duke ngritur shqetësimin se drejtuesit lokalë të OSHEE në Shkodër nuk përgjigjen në telefon.
"Në momentin që kemi tentuar të komunikojmë me drejtues të OSHEE Shkodër, njëri e kishte fikur telefonin tjetri nuk e hapte telefonin e kemi bërë publik në media lajmin".
Ai i bën thirrje OSHEE-së të lidhë zonën e Dukagjinit me rrjetin kombëtar të energjisë elektrike, gjë e cila mungon prej 25 vitesh.
"Duke qenë se nuk jemi të lidhur me rrjetin kombëtar, njëra nga turbinat e HEC-it këtu është dëmtuar dhe kemi 15 ditë me energji të kufizuar.
Ne kemi një apel që OSHEE të marrë masa për lidhjen e Dukagjinit me rrjetin kombëtar i cili ka 25 vjet që nuk është lidhur".
Prishet turbina në Hidrocentralin e Ndërlysës, Thethi 20 ditë pa drita
Zona turistike e Thethit ka mbi 20 ditë që vuan mungesën e energjisë elektrike.
Shkak është bërë, sipas OSHEE Shkodër, prishja e turbinës në Hidrocentralin e Ndërlysës, dhe për këtë arsye furnizimi në këtë zonë është shumë i vështirë.
Mungesa e lidhjes së kësaj zone turistike me rrjetin kombëtar të furnizimit me energji elektrike ka bërë që 30 bujtina dhe disa hotele të dëmtohen në pikun e sezonit turistik.
Sipas të dhënave që vijnë aktualisht nga zona, në Theth janë mbi 1000 turist të huaj të cilët ndodhen për pushime në zonë.
E ndërsa pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave të një pas njëshme të banorëve për gjendjen e krijuar, asnjë masë nuk është marrë (lexoni lajmin të plotë).
Mungesa e dritave në Theth OSHEE: Riparojmë problemin sot
OSHEE ka reaguar për mungesën e dritave në zonën turistike të Thethit, duke thënë se banorët kanë 6 ditë që vuajnë mungesën e energjisë nga 2 orë në ditë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson gjithashtu se problemi në turbinën e HEC-it që ka sjellë defektin, do zgjidhet këtë mbrëmje.
Gjithashtu mësohet se për rregullimin e këtij defekti, në terren janë duke punuar prej më shumë se 24 orë brigadat e OSHEE-së (lexoni lajmin të plotë).
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO