Pas atentateve në Tiranë, PD
sulm Tahirit: Lidhje me krimin!

Pas atentateve në Tiranë, PD<br />sulm Tahirit: Lidhje me krimin!
TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar njëzëri Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se shpërthimet me tritol të mëngjesit të sotëm në Tiranë, vijnë për shkak të lidhjeve të Tahirit me krimin.
 
Fillimisht ka qenë Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka i cili në një dalje për mediat akuzoi Ministrin Tahiri se lidhjet e tij me krimin dhe vendosja e personave të inkriminuar në polici, i kanë çuar uniformat blu drejt rrënimit, si dhe rritjes së pasigurisë në vend.
 
Sipas Palokës tashmë është janë të njohura lidhjet e Ministrit të Brendshëm me emra të krimit, dhe në këtë drejtim i kërkoi prokurorisë që të hetojë motivet e vendosjes së eksplozivëve ditën e sotme.
 
Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se shpërthimet e sotme dëshmojnë se vendi kontrollohet nga krimi.
 
Lidhur me eksplozivin e vendosur në farmacinë e babait të Tahirit, Berisha e akuzon atë se me ndihmën e qeverisë është ngritur në më pak se një vit në majë sa i përket fushës së ilaçeve.
 
“Sot, heret ne mengjes, objekt i tritoleve te radhes ishin farmacia e te atit te Sajmir Tahirit, qe ne me pak se nje vit me ndihmen e te birit u be "big" ne fushen e ilaçeve, objekt tjeter ishte banesa private e nje ish komisari policie, ndersa tritolin e trete e eksplodoi vet Policia ne nje stacion autobuzi. Mengjesi i tritoleve deshmon dhe nje here se ne Shqiperi territorin e kontrollon krimi i organizuar, i cili me lehtesi godet kudo, kedo dhe ne çdo skaj te ketij vendi.” shkruan Berisha

Pjesë e akuzave ndaj Ministrit Tahiri nga ana e selisë blu është bërë edhe kreu i kësajh force politike, Lulzim Basha i cili si kundërpërgjigje ndaj Ramës, ku ky i fundit dënoi mbështetjen që PD poi  jep krimit, u shpreh se i vetmi turp në këtë mes është lidhja e Tahirit me banditët.

Basha hedh akuza të tjera kur shprehet se në qeverisjen e majtë janë rikthyer në poste kyçe sin ë parlament ashtu edhe në administratë persona të inkrimunar.
 
“Faqja e zeze dhe turpi i zi qe ministri i rendit eshte bere njesh me banditet. Faqja e zeze qe ne nje vit e kthyet Shqiperine ne Kolumbi te Europes. Kush flen me qenin zgjohet me pleshta thote populli.” shkruan Basha

Tirana është zgjuar ditën e sotme nën 3 aktë terroriste të cilët goditën vendin. Shpërthimi i parë ndodhi në farmacinë e babait të Ministrit Tahiri, pranë QSUT-së. I dyti pranë shefit të krimeve në Korçë, Alfred Numani, ndërsa një atentat i tretë u parandalua nga policia në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Policia zbuloi 2 kallëpe tritoli në një stacion autobusi të cilët u çaktivizuan me shpërthim të telekomanduar.  

Ora 12:30 PD: Tahiri i lidhur me krimin, Prokuroria të hetojë motivet
Partia Demokratike ka komentuar sot shpërthimet me tritol të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë mes të cilëve edhe ndaj farmacisë së babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke akuzuar sot Policinë e Shtetit së është i lidhur me krimin.
 
Në një dalje për mediat, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka dënoi shfaqjen e akteve kriminale të mëngjesit të sotëm, duke u shprehur se këto kanë ardhur si pasojë e rrënimit të policisë, përdorimit të saj për interesa politike dhe lidhjes së uniformave blu me krimin e organizuar.
 
“Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër. Për çfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike Tirana është gdhirë sot nën pluhurin e tritorit dhe ankthin e shpërthimeve të njëpasnjëshme. Aktet e rënda kriminale janë shprehje e pikës më të ulët ku ndodhet rendi dhe siguria publike. Shthurja e Policisë së shtetit, largimi prej saj i profesionistëve, përdorimi i kësaj strukture më urdhëra politikë dhe për propagandë qeveritare, ka lënë terren të lirë për bandat më të rrezikshme e për shfaqjen më të rrezikshme të krimit, sic janë shpërthimet me tritol.  Njerëzit e tritolit dhe të krimit kanë lehtësi sot, derisa persona të inkriminuar janë futur në polici, dhe oficerë të policisë janë anëtarësuar në banda. Në asnjë kryeqytet të botës, edhe atje ku ka gjendje lufte, nuk ndodh një manifestim i tillë kriminal që e ka goditur rëndë sigurinë e qytetarëve. Partia Demokratike i kërkon Porkurorisë të hetojë me shpejtësi dhe energji, mbi motivet e shpërthimit tek familjarët e Ministrit të Brendshëm. Motivet janë të rëndësishme për të kuptuar lojërat dhe aleancat politike me krimin. E sigurtë është një pistë, se ky nuk është reagim i malavitës ngaqë ndjehet e frikësuar prej Tahirit. Prej ditës së parë të detyrës, edhe më parë madje kur u aktivizua në politikë, Tahiri është në një dyshim publik, për shkak se ka jo pak dëshmitarë të shoqërimit të tij me emrat më të njohur të krimit të organizuar në vend. Sot kufijtë mes policisë dhe bandave kriminale nuk janë të dallueshëm, ndaj vetëm Prokuroria ka kreditet e duhura për të hetuar e zbardhur ngjarjet. Partia Demokratike është e shqetësuar për këtë nivel pasigurie, dhe për këtë arsye, ne kemi denoncuar që në fillim, rënien e dobësimin e policisë nga njëra anë, dhe forcimin e krimit dhe kriminalitetit nga ana tjetër. Për cfarë na duhet qeveria, policia, dhe politika, nëse nuk i ofrojmë qytetarëve, shërbimin kryesor, më të qënësishmin, që është rendi dhe siguria publike. Kur krimi godet shtetin, e vazhdon të godasë në mes të Tiranës tregon se sa thellë ka depërtuar ai brenda tij. Pasiguria ndjehet sot kudo anembane vendit. Përplasje me armë, shpërthim tritoli kërcënime rrembim personi kjo është situata e rendit sot" tha Paloka.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë