Pas Bashës, gjyqtari Gerd Hoxha dënon edhe Romeo Karanë për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës (Vendimi)

Pas Bashës, gjyqtari Gerd Hoxha dënon edhe Romeo Karanë për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës (Vendimi)

Shkëlzen Berisha dhe Romeo Kara

Pas vendimit për gjyqin Balla-Basha (Lexo këtu), gjyqtari i Tiranës Gerd Hoxha ka dënuar edhe avokatin e OSHEE, Romeo Kara për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendimi është dhënë këtë të hënë. Romeo Kara akuzoi Shkëlzen Berishën se kishte udhëtuar në Pragë sëbashku me Kastriot Ismailajn, i dënuar me 10 vite burg për mashtrim për mbledhjen e borxheve të CEZ me kompaninë e tij DIA, për të ndikuar në marrëveshjen me çekët e CEZ. Në vendimin e gjyqtarit Hoxha thuhen se deklaratat e tij Romeo Kara i ka bërë në emisonin "45 minuta" në Report Tv. Dënimi ndaj Romeo Kara është njësoj si ndaj Bashës me 50 mijë lekë të reja. 

 

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për çështjen Berisha-Kara

Në një reagim të mëparshëm, Kara tha se gjithçka bëhet për t’i mbyllur gojën, ndërsa paralajmëroi padi të tjera në adresë të djalit të ish-kryeministrit, duke shtuar se "nuk ka padi që mbulon grabitjen e pasurisë kombëtare".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!