Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ka sjellë reagimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ky i fundit publikoi një video nga qendra e Prishtinës, ku shihet se po hiqet mbishkrimi "Free Ukraine", i vendosur më herët në shenjë solidariteti me Ukrainën.
"Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë", shkroi Rama në rrjetet sociale.
Ai theksoi se solidariteti i Kosovës me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim mbetet i palëkundur, por shtoi se kjo nuk mund të bëhet në kurriz të shtetësisë së Kosovës.
"Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj", u shpreh ai.
Reagimi vjen një ditë pasi Zelensky, gjatë vizitës në Beograd, deklaroi se politika e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet e pandryshuar.
-
Nuk mund ta thoshte nga Ukraina ate xhevair po duhet te vinte ne Serbi?! Duhet te ndryshojme edhe ne qasjen ndaje Ukrainians.
Përgjigju -
Te zhduken te gjithe Ukrainasit qe qëndrojnë ne Shqiperi duke shijuar parate neper plazhet dhe hotelet Shqiptare.
Përgjigju-
Jo te zhduken, por tu prihet mishi me bicak e tu hidhet kryp
-








Komente
Komento