TIRANË - Fshehu 328 mijë dollarë në Bullgari të përfituara nga shqiptarët me firmën piramidale “Vefa”, dënohet me 3.8 vite burg ish-bosi Vebi Alimuçaj. Muçaj u dënua këtë të premte nga Gjykata e Tiranës me akuzën e pastrimit të parave, ndërsa ai u mor i pandehur shtatorin e vitit 2015. Ndaj tij prokuroria kërkoi 5.6 vite burg por me aplikim të gjykimit të shkurtuar gjykatësi Bujar Krasniqi vendosi përfundimisht me 3.8 vite.
Njëherash me vendimin e dënimit të Alimuçaj, gjykata ka vendosur dhe konfiskimin e 328 mijë dollarëve. Brënda 10 ditëve nga shpallja e këtij vendimi nëse ish bosi i Vefas nuk apelon ai do të rikthehet sërish në qeli për të vujatur dënimin e ri pasi viteve të burgut që shleu për mashtrimin me firmën piramidale Vefa.
Ndërkohë në Nëntor të 2015 gjykata e Tiranë ka dënuar dhe djalin e Vebi Alimuçajt, Artanin. Dënimi i Artan Alimuçaj është dhënë 5 muaj më parë, e cila e ka shpallur fajtor duke e dënuar fillimisht me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është reduktuar në 4 vite burg. Nga ana tjetër në vendimin e saj gjykata e kryeqytetit ka urdhëruar konfiskimin e sasisë prej 647 mijë dollarëve së bashku me interesat e rrjedhura që ndodhen në Hungari dhe kjo shumë t’i kalojë në administrim shtetit shqiptar.
Dy llogaritë 1 mln USD
Sipas vendimit të gjykatës, rezulton se në të njëjtën bankë në Hungari, djali i tij, Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë. Sipas prokurorisë, këto para kanë origjinë nga aktiviteti i paligjshëm i mashtrim- it të kreditorëve të tij nëpërmjet kompanisë “Vefa Holding”.
Për këtë shkak me 6 maj të vitit 2010 nisi hetimin ndaj Vebi dhe Artan Alimuçajt. Personi nën hetim Vebi Alimuçaj ka themeluar në vitin 1992 shoqerinë "Vefa Holding", në të cilën ishte ortaku i vetëm dhe administratori. Llogaria bankare e Alimuçajt, me 328 mijë dollarë, është hapur në me 2 qershor të vitit 1996 në Hungari, dhe ky fakt është konfirmuar nga autoritetet hungareze nëpërmjet përgjigjes së një letërporosie të dërguar autoriteteve shqiptare.
Dy muaj më vonë, në të njëjtën bankë, është hapur një llogari tjetër në emër të djalit të Vebi Alimuçajt, Artan Alimuçaj me një vlerë prej 647 mijë dollarësh amerikanë. Ai mësohet se kishte autorizuar një hungarez si përfaqësues të tij për të kryer veprime në llogarinë e tij bankare në këtë vend.
Tentimi i transferimit
Këto para u tentuan të transferohen në me 5 maj të vitit 2010, kur banka identifikoi një transfertë të dyshimtë nga një person drejt një kompanie private. Banka bllokoi transfertën dhe të nesërmen dy llogaritë me 975 mijë dollarë u sekuestrua nga porkuroria hungareze për llogari të autoriteteve shqiptare. Pas kësaj prokuroria e Tiranës nisi një hetim për pastrimin e parave ndaj Alimuçajt dhe të birit. Me 11 maj të vitit 2012, Prokuroria e Tiranës, i kërkoi autoriteteve hungareze kthimin e shumës.
Vetë Alimuçaj iu pati thënë hetuesve se ai kishte dijeni se në këto llogari ishin 10 mijë dollarë dhe jo kaq para, ndërsa pretendoi se nuk kishte dijeni për tjetër llogari të të birit. Madje ai pretendoi se nuk kishte tentuar të bënte ndonjë trasnfertë vetë. Ndërkaq nga ana tjetër djali i ish- bosit të “Vefa Holding”, Artan Alimuçaj, pretendoi se nuk kishte dijeni mbi llogarinë bankare në emër të tij në Hungari dhe madje po ashtu si i ati mohoi të ketë tentuar të kryente ndonjë transfertë.
Alimuçaj krijoi VEFA, që mashtroi mijëra shqiptarë
Vehbi Alimuçaj ish-administrator i firmës piramidale “Vefa Holding”, është dënuar për akuzën e “mashtrimit” për një numër shumë të madh personash. Për këtë qëllim kompania nën administrimin e tij, i është nënshtruar pas vitit 1997, një procesi auditues me qëllim rishpërndarjen e parave të marra me fajde nga të tretët.
Ky porces përfundoi me rishpërndarjen e parave tek kreditorët e kësaj kompanie në një përqindje krejtësisht minimale. Një pjesë e parave që u gjetën u shpërndanë ndërsa pjesa tjetër u fshehën, apo edhe u shpërndoruan, ndërsa vlera e aseteve të kompanisë ra dhe nga shitja e tyre u fituan shuma minimale.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com