Një ditë pasi Report Tv trajtoi problematikën e mungesës së mësueses për njërën nga klasat e katërta në shkollën 9-vjeccare “7 marsi”, është gjetur mësuesi zëvendësues.
Report Tv publikuan dje skandalin e zëvendësimit të mësueses me një nxënëse të klasës së shtatë, e cila kujdesej për të ruajtur qetësinë, ndërsa nxënësit e klasës së katërt nuk kishin zhvilluar asnjë orë mësimi.
Drejtori i shkollës jo vetëm që nuk kishte gjetur zgjidhje, por kishte thirrur policinë me pretendimin se po e shqetësonin me protestën e tyre.