Sot është dita e parë pa asnjë zjarr. 10 vatra janë shuar, ndërsa nuk raportohen as aktive dhe as nën mbikëqyrje.
Në Lezhë, vatra në fshatin Gallatë, Bashkia Kurbin, e ardhur nga territori i Bashkisë Mat, rezulton e fikur.
Në Elbasan, zjarri në Librazhd Katund, i cili preku bimësi me pisha, është shuar.
Në Gjirokastër, vatra në Bularat, Bashkia Dropull, është shuar pas angazhimit të strukturave vendore, policore dhe të Forcave të Armatosura. Në operacion u përfshinë 18 efektivë të MZSH me 3 mjete zjarrfikëse, 8 forca bashkiake, 10 forca policore, si dhe 27 efektivë të FA me 3 mjete dhe 1 ambulancë.
Në Dibër, janë shuar vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë/Mali i Allushit dhe Selishtë. Për operacionet janë angazhuar forca të MZSH-së, shërbimit pyjor, bashkive dhe vullnetarë.
Në Fier, janë shuar vatrat në Bitaj, Bashkia Lushnje, dhe Rërës, Bashkia Patos.
Lajm në përditësim...











Komente
Komento