Pas djathit te bjeshkëve, Veleçikut edhe kumbulla e thatë e Dibrës me glikonë e arrës së Përmetit drejt çertifikimit identitar

Bujqësia është një ndër shtyllat dhe burimet kryesore të ekonomisë në Shqipëri, duke bërë që të jetë në fokus të shoqërisë dhe institucioneve për fortifikimin e kësaj dege të ekonomisë dhe futjen në “binarët” ligjorë, për t’i hapur rrugë ndërkombëtarizmit të saj.

Pavarësisht se një vend i vogël, Shqipëria ka një larmishmëri produktesh, të cilat janë specialitete të krahinave tona dhe që këto produkte të shiten në tregjet ndërkombëtare duhet të çertfikohen paraprakisht për cilësinë dhe identitetin e tyre.

Për të sqaruar hapat që duhet ndjekur për çerfitikimin e një produkti në Shqipëri dhe rëndësinë që që ka ky proces, i ftuar në “Sot Live në Shqipëria” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte eksperti i ushqimit dhe anëtari i Komisionit të Vlerësimit, Armand Kikino.

Kikino sqaroi se përse është i rëndësishëm vetçertifikimi i produkteve ushqimore shqiptare, si dhe theksoi se ky proces ka të bëjë dhe me mbrojtje n e identitetit të produktit përveçse me cilësinë.

“Përsa i përket certifikimit në bazë të skemave të cilësisë, mënyra e çertifikimit dhe arseja e çertifikimit është për identitetin e tyre. Përveç se cilësisë dhe identitetin, që do të thotë për t’i dhënë përgjigje asaj pyetjes së vjetër që e bëjmë shpesh “po ne çfarë kemi?, po ne kush na mbron? po ne si e bëjmë?”

Produktet bujqësore, produktet e tjera, duhen parë në bazë të analizave që bëjnë në bazë të standarteve, në bazë të certifikimit. Komisioni i certifikon këto produkte për përkatësinë,  tipicitet gjeografik i mbrojtur që do të thotë nga kjo zonë gjeografike, ky produkt prodhohet vetëm në këtë zonë pra nga ky komunitet. Specialitet tradicional i garantuar, ku një specialitet që përgatit me një teknikë të caktuar lokale merr këtë mbrojtje, këtë markë. Kemi edhe emërtimin e origjinës së mbrojtur, emërtimin e origjinës nga vjen ky produkt. Këto janë 3 skemat e cilësisë, të cilat përcaktojnë nivelin kombëtar dhe lokal të këtyre produkteve”,- është shprehur Kikino.

Eksperti i ushqimit bëri me dije se deri më tani janë çertifikuar 4 produkte shqiptare. Ai theksoi se produkti i cili pritet të certifikohet formalisht së shpejti, pas kalimit me sukses të procedurave është qepa e Drishtit.

“Një vjeç mbushin në Janar 4 produkte që janë Mishevina, tipicitet gjeografik i mbrojtur, djathi i Veleçikut, specialitet tradicional i garantuar, mjalti i Bedunivcës në zonën e Përmetit, edhe ky specialitet tradicional i garantuar, gjithashtu është edhe djathi i bardhë i Bjeshkëve të Rrunjës.

Këto janë 4 produkte që janë në fazën e menaxhimit të produktit, ka mbaruar faza e parë që është faza e çertifikimit, po merremi edhe me menaxhimin e produktit.

Ka kaluar, thjeshtë ka mbetur për të kaluar procedura për qepën e Drishtit, që është një qepë shumë e mirë dhe vërtetë duhet të konsumohet. Është vërtetë shumë cilësore.

Janë një mori produktesh”- tha ai.

Kikino u bëri thirrje komuniteteve dhe prodhuesve shqiptarë, që të marrin iniciativën për të prezantuar zyrtarisht dhe për të kërkuar mbrojtjen e autorësisë për produktet e tyre tradicionale, në Ministrinë e Bujqësisë.

“Dua t’iu bëj një thirrje komuniteteve, produktet që i kanë të identifikuara me vite, le të krijojnë bashkësitë e tyre, SHBB-të, federatat bujqësore. Kanë të drejtë që të bëjnë kërkesë në ministri për çertifikim. Është shumë e rëndësishme që të vetçertifikohemi. Institucioni bën ruajtjen, kontrollin dhe çertifikim  e këtyre produkteve”,- theksoi Kikino.

Ndër të tjera, eksperti ushqimor tha se deri më tani janë në pritje për t’u çertifikuar 40 produkte shqiptare, ku së fundmi sapo kanë hyrë në proces “skanimi” një kumbull e thatë e Dibrës dhe glikoja e arrës e Përmetit

“Presupozohet të jenë 40 për momentin të listuara, nga të cilat sapo hyri në proces një kumbull e thatë e Dibrës.

Gjithashtu po parapërgatitet për të hyrë në proces një vaj Elbasani, kur të dali, kur të formatohet sepse duhet parë nëse e kalon apo jo”,- njoftoi eksperti.

“Sapo ka hyrë dhe glikoja e arrës së Përmetit. Glikoja e arrës së Përetit ne e dimë që është traditë. Pro-Përmet, që është një bashkësi e komunitetit atje, ka kërkuar që këtë produkt të tyrin, që u pëlqen ta kenë produkt elitar të zonës, kërkojnë ata që ta çertifikojnë, Pra me ligjin numër 8 të 2019-s është dhënë kjo mundësi që njerëzit të vetçertifikojnë produktet lokale që ata e njohin mirë origjinën e tyre”,- shtoi ai.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin