Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi ishte në qytetin e saj të lindjes, Dibër ku takua me fermerë për të folur mbi situatën ekonomike në vend, dhe vështirësitë me të cilët ata përballen në aktivitetin e tyre. Kryemadhi shoqërohej nga ish-deputeti i LSI në këtë zonë Përparim Spahiu.
Spahiu dhe Kryemadhi u takuan me fermerin Afrim Murja i cili tha se paguan 1 mijë e 400 lekë për të paguar një vend ku fut lopën se nuk ka magazinë kushte të cilat sipas tij janë të papërballueshme.
Murja; Për 700 metër vend unë paguaj 1 mijë e 400 lekë për të futur lopën, sepse nuk kam magazinë. Është trajtuar lopa si tavolina që pimë kafe unë dhe ti. 1 mijë e 400 lekë.
Spahiu: Në vend që të të japë lekë, të merr?
Ka marrë lekë. Nuk është se na ka dhënë, por po na merr lekë. Në një kohë që shkuam bëmë denoncimin në bashki, thonin që e ka vendosur Këshilli Bashkiak. Rimbursimet, patëm aplikuar për 3 mijë kuintal qumësht. Bëra aplikimin, fitova aplikimin, i dorëzuam dokumentat në baxho, siç e kishte ligji. Vinin bënin analizat. Hoqën laboratorin nga Peshkopia dhe e dërguan në Shkodër. Pasi e dërguan në Shkodër, pas 5 muajsh iu ra në mendje të binin njerëz. Për 5 muaj nuk kanë kthyer asnjë lloj përgjigje. Në krye të 5 muajve, kur ishte për të marrë lekë, sollën një përgjigje se nuk ka dalë qumështi në rregull., në një kohë që nuk korrespondonte flet analiza me qumështin që na kanë ardhur dhe na e kanë marrë. Më një fjalë nuk është futur fare në laborator.
Vetëm kanë ardhur dhe e kanë marrë sa për të thënë dhe na penalizuan.
Kryemadhi: Peshkopia ka pasur laborator më përpara. Kur e ndërruan laboratorin?
Pasi e ka marrë qeveria pushtetin.
Dhe kjo punë i është bërë prezente Niko Peleshit dhe Edi Ramës. Rimbursimin e naftës na e premtoi, por asgjë. Është turpi më i madh. Me 2 mijë lekë një litër naftë, nuk mund të ecësh me makinë në asfalt dhe jo të lëvrosh tokën. Peshkopia ka mbaruar komplet. Pse të ikin njerëzit? Një litër naftë 2 mijë lekë. Hape tregun të hyjmë në Europë.
Unë nuk e di në Parlament se çfarë bëhet. Maqedonia 1 mijë e 300 lekë një litër naftë. Dy mijë lekë në Dibër. Ngrihen njerëzit dibranë shkojnë e marrin naftën në Maqedoni. Ngrihen dhe e marrin orizin e sheqerin në Maqedoni. Komplet lekët e pensioneve shkojnë prapë jashtë vendit. Si do të bëhet nuk e di. Ne jemi drejt mbylljes, çdo gjë është drejt mbylljes. Na ka bërë një baxho, është turpi më i madh ndërkohë që ka mbaruar blegtoria komplet është në zero. Po unë në baxho çfarë do çoj? Ishalla kemi shpresë te Zoti dhe te njerëzit. Atij që punon do i japim votën. Dhe që të na ndihmojnë fermat, që të punësohen njerëzit. Se unë kam 400 dynym tokë, gjithë ato njerëz janë të punësuar te unë. Po si më penalizon mua? Nëse unë e mbyll, ku do shkojnë njerëzit?
Kryemadhi: Sa veta punojnë?
Unë kam katër vetë brenda, po janë 40 familje që marrin ushqimet dhe që janë te unë me kontratë. Nëse falimentoj unë çfarë do të bëhet? Ka vënë edhe TVSH-në 20 % në baxho, ndërkohë që unë e marr qumështin në Maqellarë 400 lekë. Drejt falimentimit jam edhe unë.
Ngrihet dhe mbyll Drejtorinë e Bujqësisë, që ne kemi nevojë për çdo ditë. Heq drejtorat edhe thotë e kam drejtorin në Tiranë. Po çfarë më duhet drejtori në Tiranë mua? Ja kam thënë në mbledhje. Ti i ke marrë një milion vota, por ke bërë edhe një kontratë me popullin. Dhe unë kur bëj një kontratë me qumështin, nëse unë nuk i rri korrekt baxhos brenda 10 ditëve më thotë ik.
Ja dhanë votën edhe Peshkopia...
Nuk ja kanë dhënë votën Peshkopia. Votën e bleu në Peshkopi. Ky është realiteti e ka blerë votën. Nuk ka faj populli. Populli është për 5 lekë në rrugë. Populli nga halli e bën. Nuk ka qeveri që e ka bërë këtë, as Enver Hoxha jo. Unë nuk e dua Enver Hoxhën se ka qenë kundra meje, kundra njerëzve, po këtë punë që ka bërë ky as ai nuk e ka bërë. Hiq laboratore, penalizo njerëz. Janë gjëra që nuk mund të bëhen.
Vendlindja e sat eme ,ajo ka lindur dhe eshte rritur ne Tirane. Dibren e ka pare vetem per fushata ,ptandaj mos ja fusni kot.
Përgjigjuka shkuar Nafije dybeku te mesoje fermeret e Dibres si tundet dybeku se ajo e ka tundur dybekun qysh 15 vjece sic ka deklaruar vete ne ekranin e televizionit, bile duke pire dhe cigare ne ate moshe. rast unikal per nje femer ne kohen e hoxhes te pinte cigare ne moshen 15 vjecare,,,,
Përgjigjusepse je gramshake a mund te pish nje kafe tek EL hOXHA
PërgjigjuDmth rikthehet në haurin e baj gave andej nga doli..
PërgjigjuJepu FLORITE