Pas Dua Lipas, edhe Shakira refuzon të performojë në 'Kupën e Botës'

Më 20 nëntor do të nisë eventi më i madh sporti, Kupa e Botës që do të mbahet në Katar. Zakonisht, në shfaqjen e hapjes ftohen artistët më të mirë të botës, këngët e të cilëve marrin tjetër formë kur vjen puna te Kupa e Botës. I njëjtë është rasti i Shakirës me ‘Waka Waka’ në 2010.

Por pas kritikave për Kupën e Botës në Katar, rezulton se disa artistë kanë refuzuar të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes. Ndër to mund të përmendim Dua Lipën dhe Rod Stewart nuk e kanë pranuar ftesën.

Për këngëtaren Shakira, e cila së fundmi është përballur me probleme, prezenca e saj në Kupën e Botës në Katar është kritikuar në rrjete sociale. Kjo duket se ka ndikuar në refuzim pasi ka ndërruar mendjen vetëm pak ditë para fillimit dhe nuk do të performojë në ceremoni.

Pse ka kritika për Kupën e Botës në Katar?

Midis 2012 dhe 2014, kur filloi procesi i ndërtimit të infrastrukturës së Kupës së Botës 2022, të gjithë njohësit e Katarit dhanë alarmin. Ata paraljmëruan se do të shkeleshin të drejtat e qindra mijëra punëtorëve të punësuar.

 Human Rights Watch dhe Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) pretendojnë se sistemi Kafala i lë punëtorët emigrantë të cenueshëm ndaj abuzimit sistematik.  Punëtorët nuk mund të ndryshonin vendet e punës apo edhe të largohen nga vendi pa lejen e sponsorit të tyre.  Në nëntor 2013, Amnesty International raportoi "shfrytëzim serioz", duke përfshirë punëtorët që duhej të nënshkruanin deklarata të rreme se kishin marrë pagat e tyre për të rifituar pasaportat e tyre. 

Pas vizitës në një kamp pune, Sharan Burroës nga ITUC deklaroi se "Nëse dy vjet nga dhënia e Kupës së Botës 2022 qeveria e Katarit nuk ka asnjë angazhim për të drejtat e njeriut". 

Komiteti i Katarit 2022 tha: "Angazhimi ynë është të ndryshojmë kushtet e punës në mënyrë që të sigurojmë një trashëgimi të qëndrueshme të mirëqenies së përmirësuar të punëtorëve. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mund të bëhet brenda natës. Por Kupa Botërore FIFA 2022 po vepron si një katalizator për përmirësime në këtë drejtim”. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë