Fero poston fotot me Brilant Martinaj dhe Vatën pasi u ekzekutuan në Fushë-Krujë! Reagon dhe Serena Sula për 23-vjeçarin: Një djalë i ri me të gjitha

Fero poston fotot me Brilant Martinaj dhe Vatën pasi u ekzekutuan në Fushë-Krujë! Reagon dhe Serena Sula për 23-vjeçarin: Një djalë i ri me të gjitha

Reperi Fero me Brilant Martinaj dhe Diklen Vata

Siç kemi përmendur dhe më parë ekzekutimi i tre të rinjve dy ditë më parë ka trazuar edhe personazhet e njohur në Shqipëri. Së fundmi ka patur një reagim nga reperi Fero dhe Serena Sula. 


Reperi Fero ka postuar foto në llogarin e tij në Instagam së bashku me viktimat. Në një foto ku shihet me Martinaj ai shkruan: Allahu nxhenet vllavi jem.
Më pas ka publikuar një foto me Diklen Vata, 30 vjeçari i cili u ekzekutua së bashku me Brilant Martianj dhe duket se Fero ka pasur miqësi me të dy personat. 


Ndërsa Serena njihet ndryshe si modelja e twerk-ut ka publikuar në story disa mesazhe që ka shkëmbyer me Martinaj. Gjithashtu ka shprehur dhe keqardhjen për humbjen e tij. 


“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”,-shkruan Serena.

 


Për vdekjen e Martinaj kanë reaguar dhe disa personazhe të tjerë të ekranit. Ndër tyre ishte Stresi i cili vendosi të anulojë dhe koncertet, boksieri Krist Prenga dhe ish konkurrentja e Për’puthen Jasmin Kadriu.


Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua dy ditë  më parë në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.

Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.
Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

60/4
K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igli: 20/07/2022 00:17

    Gjynah se i ri dhe e coi jeten dem per ca para ne dukje te lehta, ama perhere me koke ne traste. Rruge pa kthim eshte perfshirja ne pune qe kerkohen nga interpoli. Fatkeqesi si po iken rinia: ose emigracion ose po lene kockat rrugeve...

    Përgjigju
  • Petrit: 19/07/2022 12:59

    "Me trego me ke rri , te te tregoj se kush je". Nje shprehje e vjeter sa jeta. Njeri me "i mire" se tjetri jane, Te gjithe e pritje te "radhes".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç