Një vit nga atentati ndaj 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt, zbulohet mjeti me targa sllovene që vëzhgoi viktimat! Autoritetet letërporosi Sllovenisë: Kujt i përket makina?

Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga hetuesit në një rreze të gjerë kanë filmuar një automjet me targa sllovene, ditën e atentatit të trefishtë ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij, i cili dyshohet se ka ndjekur të rinjtë dhe më pas ka njoftuar vrasësit për çdo lëvizje. Të hënën e 17 korrikut plotësohet 1 vit nga atentati te Mbikalimi i Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë në vend kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinaj, dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Kjo ngjarje, nga ajo ditë ka mbetur e pazbardhur, autorët dhe ata që donin të vdekur Brilant Martinajn dhe shokët e tij kanë mbetur mister. Deri në këtë fazë të hetimit, organi i akuzës akoma nuk ka një përgjigje se kujt i përkiste makina dhe për këtë arsye i janë drejtuar me një letërporosi autoriteteve sllovene për t’i ndihmuar në identifikimin e mjetit në fjalë. Hetuesit interesohen të dinë më shumë në lidhje me makinën, nëse është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë legale dhe më e rëndësishmja, kujt i përkasin targat që ajo kishte atë ditë.

Ngjarja, edhe pse tashmë po kalon një vit, ka mbetur akoma e pazbardhur, edhe pse hetuesit kanë ngritur dyshime të shumta në emra rivalësh. Shumë u morën në pyetje, por askush nuk u arrestua. Aktualisht mësohet se një grup personash po mbahen në vëzhgim dhe shpresohet se shumë shpejt kjo ngjarje të shkoj drejt zbardhjes përfundimtare.

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata po lëviznin me automjetin e tyre në dalje të Fushë Krujës me drejtim Thumanën. Sapo u ngjitën në mbikalim, një automjet u afrua nga krahu i kundërt dhe hapi zjarr. Si pasojë e të shtënave të tre vdiqën në vend, ndërsa viktimat u shkrumbuan nga flakët që pushtuan në pak sekonda makinën.

Autorët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe dogjën mjetin e tyre në afërsi të fshatit Larushk, brenda të cilit u gjetën një armë automatike dhe 2 kallashnikovë. Asgjë e vlefshme nuk mbeti në vendin e ngjarjes dhe autorët nuk u identifikuan. Brilant Martinaj, 22 vjeç, ishte kushëri i Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit i zhdukur prej 7 gushtit 2022. Askush nuk di të thotë një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt, teksa për pak javë mbushet një vit nga humbja e gjurmëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mariio: 17/07/2023 05:55

    Nese me te vertete duhet te liberalizohet kanabis sepse funksionon vetem si nargile mund te ishte me e thjeshte te vihej akcize mbi kultivuesit e licensuar por kam frike se do pendohemi po aq sa per incenerimin sepse kanabis mjekesor ka deshtuar kudo ku eshte promovuar si opioid kur edhe Filip Morris sot po transferon prodhimin drejt duhanit pa djegie me pak i demshem per shendetin edhe ne ambjente te mbyllura. Po ndoshta vendosja e akciizes do pengonte kete gjakderdhje mes shqiptaresh si trafikante te rendomte droge

    Përgjigju
  • Polo: 17/07/2023 03:13

    A ka ndonjë rregull që thotë se vetëm pas një viti mund të kërkohet se kujt i përket targa?!

    Përgjigju
    • Grupi: 17/07/2023 10:14

      Tallen sepse e dine mire kush e ka bere. Me kete i bejne presion vrasesve dmth ju kemi ne dore por mos beni numra.

  • Koment: 16/07/2023 23:29

    Ky duhet te jet mesim per te rinjte shqipetar. Rrini me kembe ne toke ne cfaredo lloj pune qe beni. Visit ishte bere aq normal tja hanin presionin shumica sa Ishte mbushur mendja top qe ishte I pa prekshem. Koha e tregoi qe te gjith “organizaten “ E kishte prej letre edhe mori ne qafe edhe kta te tjeret. Edhe keta qe gjoja duan te marin hak me vrasesat e sajuar neper fshat qe gjuajn kamariere te pafajshem se I dridhet Dora nga frika gabim bejne. Vetem do I hajn koken xhajave qe I financojn. Me demek per ftyre edhe te trembin shtetin mos ti marri pronat. Fatmir Haklaj nuk ja doli shtetit kur shteti ishte copa copa Jo tani Me kte fuqi qe kan krijuar ta prishin ftyren me nji buton tastjere.

    Përgjigju
  • Paret e Martinajve: 16/07/2023 18:27

    Sa tjene gjadh Kacorrt e Mirdites skam me lan pa u pergjigj per mekun e tyne

    Përgjigju
    • Shoket: 17/07/2023 15:42

      Ka per tdal ca burri eshte ky tini qe eshte shok i ngusht me durim kecin

    • Per trimat e xha jahos: 17/07/2023 08:39

      Pse nuk e provon me Kacorrt, shko provoje edhe hiqe kureshtjen.

    • Trimat e xha jahos: 17/07/2023 01:30

      Ju Kacorrt qe keni shkruajtu nje njeri me shume adresa, e morem vesh qe skeni pune as keni pas pune rrini te qet ju paska zen hall i madh hahahha

    • Rruga e kavajes: 16/07/2023 21:32

      Nuk esht vetem grupi i Dokles me fatjon muratin dhe Recet e Lacit,por esht dhe Duka,Mata,rraja

    • Grupi: 16/07/2023 21:07

      Nuk e besoj se ngaterohen me kete histori. Parate do ja hane por nuk besoj se duan te kene fatin e kunatit. Mafia qe eleminoi Martinaj qendron permbi emra dhe fise dhe nuk e ka problem te merret dhe me Kacorret nese nuk shohin punet e tyre. Te ishte ndryshe do e kishin ndihmuar mos te kishte ate fat por mesa kuptohet nuk kane patur mundesi. Vis Martinaj humbi sepse i shpalli lufte te gjitheve. Edhe politika majtas dhe djathtas kishin interes qe te eleminohej se beri shume zhurme. Njelloj si me Haklajt.

    • Naqeta: 16/07/2023 20:08

      A.K dhe 2 vellezerit Besa dhe Tini, nuk jane perzi me Vis Martinin, gezojne rrespekt sepse pikesepari japin rrespekt, kur jane sulmuar kane reaguar pa i dhen mundesi kunderpergjigje kundershtarit.

    • Arkitekti: 16/07/2023 19:35

      Kacorrt sjane perzi kurre ne punet e ketij. Ata kane filozofi tjeter jetese prandaj kane rreth te gjere shoqeror. Kur u kane rene ne qaf kane reaguar e kane ndezur ne shqiperi e kudo ne europe, ndryshe ata rrine qete e shohin punet e tyre. Ne mirdite i njohin mire dhe kane respekt se nuk i bijen kujt ne qaf.

    • Arberia: 16/07/2023 19:08

      Pse sulmin ne Don Bosko ndaj Fatjon Muratit i djathti i Dokles, kush ja beri...

    • Minatori: 16/07/2023 18:51

      3 vellezerit Kacorri nuk e fusin gjakun e huaj ne shpi te tyre, gezojne rrespekt nga te gjithe, me ne krye A.K qe vetem ka ndihmuar kushdo qe i ka kerku ndihme.

  • Kastriot: 16/07/2023 16:53

    Ervis martinaj eshte gjall e gati per gazep qe ndodh me doklen e fisin duka

    Përgjigju
    • Kastriot: 16/07/2023 17:35

      Une jam deshmitar qe visi esht gjall edhe shum shpejt do rikthehet babloki

    • Zeni: 16/07/2023 17:35

      Kush je ti qe flet per doklen kingun e tirones orteeejj

  • lezhjani: 16/07/2023 15:59

    Neser do te zbulohet nese E.M. eshte gjalle dhe nese eshte gjalle sa trim eshte!

    Përgjigju
    • Shenkoll: 16/07/2023 16:34

      Do ishte zbulu qe ne 40 pas krimit, haku merret dhe pas shume viteve, kur te jepet mundesia, sidomos kur ke armik 1 si Dokle

  • Gazepi: 16/07/2023 15:59

    I kane bere nder tokes ata qi i vrane

    Përgjigju
  • Borizane: 16/07/2023 15:52

    i perket atyre cunave nga Kukesi qe kane pas konlifkt me Ervis Martini..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja