Sot denoncohet i zhdukur, por më parë një plan për ekzekutimin e tij dështoi! Saga e vrasjeve s'ka fund, si rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt

Sot denoncohet i zhdukur, por më parë një plan për ekzekutimin e tij dështoi! Saga e vrasjeve s'ka fund, si rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt

Ervis Martinaj, Brilant Martinaj, Fabjan Gaxha dhe Santiago Malko

Në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policit Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019. Por edhe pse dështuan të eliminonin armikun e tyre kryesor, duket se rivalët e Ervis Martinajt po ia eliminojnë miqtë e tij një nga një. Ja saga e ngjarja të rënda, emilinimi i miqve të Ervis Martinajt, vrasja e të cilëve dyshohet se është kryer nga rivalë të tij.

Masakra e Fushë-Krujës, tre të vrarë

Tre persona u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë –Krujës mesditën e së dielës (17 korrik) gjatë një atentati të mirëorganizuar. 30 vjeçari Diklen Vata dhe 22-vjeçari Brilant Martinaj, kushërinj, si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, po udhëtonin me një mjet Volkswagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, kur rreth orës 14:00 nga një makinë tjetër po Volkswagen u qëlluan me breshëri automatiku. Sipas të dhënave të marra në vendin e ngjarjes, por edhe sipas burimeve policore, besohet se ndaj tyre u derdhën rreth 60 plumba nga 3 persona që i dolën mjetit të viktimave përballë, ndërsa një i katërt drejtonte makinën e autorëve. Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt. Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për veprën penale 'Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim' dhe 'armëmbajtja pa leje'. Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt. Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinajt dhe ishte pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Atentati në Milot, vritet Klisman Preçi

Tre persona dyshohet se ishin autorët e atentatit të natës së 22 korrikut 2022, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi, drejtuesi i mjetit tip 'Toyota Land Crusiser' dhe u plagos Ylli Ibrahimi. Atentatorët kanë qëndruar për rreth 10 minuta në rrugën përballë rrugicës së pallatit ku jetonin dy personat, të cilët ishin fqinj me njëri-tjetrin. Makina e blinduar 'Toyota Land Crusiser' me të cilën po lëviznin Ylli Ibrahimi dhe Klisman Preçi është parë në varrimin e Brilant Martinaj. Ky i fundit u vra në një atentat rreth një javë më parë në mbikalimin e Fushë-Krujës. Së bashku me të ishin edhe Besmir Hoxha e Diklen Vata, të cilët gjithashtu mbetën të vdekur. 
 

Vrasja e Erigers Mihasit

Mbrëmjen e 13 nëntorit në zonën e Astirit në Tiranë u vra Erigers Mihasi, dhe miku i tij Armando Dumani. Mbi 20 plumba kallashnikov janë derdhur ndaj dy të rinjve, ndërsa mjeti i viktimave ka qenë në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën dhe shtyllën e ndriçimit. Autorët që mendohet se ishin 3, ishin me pagesë pasi kanë planifikuar me detaje vrasjen e tipin mafioz në Tiranë. Në makinën e krimit u gjetën 2 kallashnikov pa silenciator, të cilët mendohen se janë arma e krimit që i mori jetën Erigers Mihasit, 32 vjeç dhe Armando Dumanit 26 vjeç.  Erigers Mihasi kishte qenë i arrestuar dhe dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.Përfshi grabitjen ndaj prindërve të Elton Çiços e deri tek vrasja e fundit në Laç e ish policit Xhelal Reçi. Mihasi njihej edhe si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në audin e bardhë me targa AA 008 EM, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek.  Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, edhe ky i vrarë në një lokal në Tiranë në vitin 2016. Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai me ish-policin Santiago Malkon dyshohet se kanë qenë autor të plagosjes me armë ndaj kushërinjve Rivelino dhe Juxhin Mumajesi në Tiranë në 2018, ku nga sulmi mbeti i plagosur edhe shoku i tyre Ibrahim Durollari. Emri i Mihasit lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit.  Mihasi dhe grupi i Martinajt janë përmenduar edhe si të dyshuar në vrasjen e ish-policit Xhelal Reçi në Laç, 13 ditë më parë. Për këtë ngjarje kanë qenë në përgjim por asnjëherë zyrtarisht të akuzuar. 

Vrasja e Santiago Malkos

-Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo u pa qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare. “Shqiptarja.com” e cila ka investiguar dhe publikuar e para se hija e kujt klani fshihej pas kësaj vraje, emrat dhe rolin e klanit “Duka” në këtë ngjarje, ka sjellë të plota akuzat që janë ngritur ndaj personave të shpallur në kërkim si Leonard dhe Erlis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”, Fatmir Hyseni ose “Doqja” dhe Bledar Teta. 

Vrasja e Fabian Gaxhës 'Monopol'

Fabian Gaxha u vra në lokalin “Monopol” në ish-Bllok më 4 tetor të vitit 2018 pas një përplasje mes dy grupeve. Gaxha ishte i shoqëruar bashkë me mikun e tij Ervis Martinaj, ku pas një konflikti mes palëve, u vra me armë zjarri nga Mervjol Billo, truproja i Ervin Matës. Të plagosur mbetën edhe Ervis Martinaj si dhe miku i tyre Eljo Hato.

Pas hetimeve Gjykata e Tiranës e lënë të lirë ish komandon Merviol Bilon, i akuzuar për plagosjen e rëndë të Elion Hato.  Bilo u dënua me 7 vite burgim për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, por që më pas më gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj burg. Megjithatë edhe pse ishte në kërkim dhe i pa arrestuar asnjëherë në lidhje më këtë ngjarje, Bilo nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi gjykata e Tiranës ka vendosur që dënimin me burg ta konvertojë në 4 vite e 8 muaj shërbim prove. Në arsyetimin e gjykatës thuhet se Merrviol Bilo reagoi me armë për shkak se i rrezikohej jeta dhe u gjykua për plagosje në kushtet e vetëmbrojtjes. Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas prokurorisë është e faktuar se ish-komandos i është rrezikuar jeta natë e ngjarjes në ish- bllok. Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës./Përgatiti Shqiptarja.com

K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut