Fero poston fotot me Brilant Martinaj dhe Vatën pasi u ekzekutuan në Fushë-Krujë! Reagon dhe Serena Sula për 23-vjeçarin: Një djalë i ri me të gjitha
Reperi Fero me Brilant Martinaj dhe Diklen Vata
Siç kemi përmendur dhe më parë ekzekutimi i tre të rinjve dy ditë më parë ka trazuar edhe personazhet e njohur në Shqipëri. Së fundmi ka patur një reagim nga reperi Fero dhe Serena Sula.
Reperi Fero ka postuar foto në llogarin e tij në Instagam së bashku me viktimat. Në një foto ku shihet me Martinaj ai shkruan: Allahu nxhenet vllavi jem.
Më pas ka publikuar një foto me Diklen Vata, 30 vjeçari i cili u ekzekutua së bashku me Brilant Martianj dhe duket se Fero ka pasur miqësi me të dy personat.
Ndërsa Serena njihet ndryshe si modelja e twerk-ut ka publikuar në story disa mesazhe që ka shkëmbyer me Martinaj. Gjithashtu ka shprehur dhe keqardhjen për humbjen e tij.
“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr. Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm. Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë. Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehshë në paqe e të ndritë shpirti”,-shkruan Serena.
Për vdekjen e Martinaj kanë reaguar dhe disa personazhe të tjerë të ekranit. Ndër tyre ishte Stresi i cili vendosi të anulojë dhe koncertet, boksieri Krist Prenga dhe ish konkurrentja e Për’puthen Jasmin Kadriu.
Kujtojmë se 23-vjeçari u ekzekutua dy ditë më parë në një atentat së bashku me miqtë e tij Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ndaj makinës me të cilën lëviznin tre të rinjtë u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë.
Në të u dogjën brenda Martinaj dhe Hoxha, ndërkohë që Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.
Ai është akuzuar më parë për vrasjen e efektivit Xhuliano Prela më 5 dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.
67/4
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.6%
-
Deri diku
6%
Vota total: 3410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një vit nga atentati ndaj 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt, zbulohet mjeti me targa sllovene që vëzhgoi viktimat! Autoritetet letërporosi Sllovenisë: Kujt i përket makina?
16 Korrik 2023, 12:54
-
Si u lirua Fatjon Murati? Manovra e drejtësisë, u shpëtua me akuzën ‘armëmbajtje në banesë’! Gjyqtarja Laska zhbllokoi edhe pasurinë 5 mln € të vëllezërve Marku
13 Mars 2023, 16:28
-
Detaje nga vrasja e Brilant Martinajt, kush ishte efektivi që ndihmoi autorët e masakrës së Fushë-Krujës! Si e zbuloi kurthin që i ngritën kolegët
1 Shkurt 2023, 19:59
-
'Më ka marr malli Brilant Martinaj', Stresi publikon këngën për mikun e ngushtë që u vra në atentat në Fushë-Krujë
28 Dhjetor 2022, 09:53
-
Kishte ngritur bazë armësh në Tiranë, lihet në burg Fatjon Murati! U arrestua kur ishte në makinë me Endrit Doklen
11 Tetor 2022, 12:49
-
Në makinë me Indrit Doklen, arrestohet Fatjon Murati, kishte ngritur bazë armësh në Tiranë! Lidhja me masakrën e 3-fishtë të Fushë-Krujës
8 Tetor 2022, 21:14
-
Ekzekutimi i 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt në Fushë-Krujë, policia zbulon pamjet e makinës së autorëve! Targat e vjedhura dhe me shasi të fshirë (FOTO)
17 Gusht 2022, 18:40
-
Sot denoncohet i zhdukur, por më parë një plan për ekzekutimin e tij dështoi! Saga e vrasjeve s'ka fund, si rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt
11 Gusht 2022, 10:58
-
Keisi dhe Stresi janë sërish bashkë? Postimi i fundit në rrjete sociale ngre dyshimet për rikthim
31 Korrik 2022, 15:57
-
Ngjarjet kriminale me viktima 4 të rinj, Kurbini në protestë! Aktivistë dhe qytetarë marshuan në rrugët e qytetit te Laçit, duke kërkuar siguri
30 Korrik 2022, 12:25
-
VIDEOLAJM/ Stresi sërish sensitiv për shokun e humbur! Brilant Martinaj ‘e shoqëron’ kudo reperin
28 Korrik 2022, 13:30
-
Akuzat e Rithemelimit: 4 të vrarë në 2 atentate nën hundën e policisë! Shqipëria në gjendjen e emergjencës së rendit dhe sigurisë
23 Korrik 2022, 13:17
Gjynah se i ri dhe e coi jeten dem per ca para ne dukje te lehta, ama perhere me koke ne traste. Rruge pa kthim eshte perfshirja ne pune qe kerkohen nga interpoli. Fatkeqesi si po iken rinia: ose emigracion ose po lene kockat rrugeve...
Përgjigju"Me trego me ke rri , te te tregoj se kush je". Nje shprehje e vjeter sa jeta. Njeri me "i mire" se tjetri jane, Te gjithe e pritje te "radhes".
Përgjigju