Kryeprokurorja Arta Marku ka nisur lëvizjet në disa prokuroi në qarqe pas marrjes së detyrës, por disa prej tyre e kanë kundërshtuar largimin nga detyra.

Kryeprokurorja Marku i kërkoi dorëheqjen kreut të prokurorisë së Durrësit Agron Gjanaj sot paradite pas një takimi ne ambientet e Prokurorisë së Përgjithshem, por ky  i fundit nuk ka pranuar që të largohet.

”Nuk jap dorëheqjen, nuk jam i komanduar jam i emëruar” mësohet se është shprehur ai para kryeprokurores. Pas refuzimit të kërkesës për t’u larguar, Agron Gjanaj nuk është në listën e lëvizjeve nga prokurorja Arta Marku.

Ndërsa përsa i përket prokurorit të Elbasanit, Dritan Gina vendimi për lëvizjen e tij është firmosur, ndërsa ai deklaroi se nuk do të largohet duke e refuzuar. 

d.b/shqiptarja.com