Pas Endrit Dokles, në Krujë po projektohet lirimi i të fortit të 'Rrugës së Kavajës' Genc Ferhatit! Vrau me anti-tank dy persona

Vetëm pak ditë pasi gjykata e Krujës liroi me kusht të dënuarin me burgim të përjetshëm, Endrit Doklen, një tjetër emër i botës së krimit në kryeqytet, po përgatitet të dalë nga qelitë e burgut të Fushë-Krujës. Genci Ferhati, është i dënuari i radhës me 25 vite burgim që po përgatitet të dalë nga burgu. Ferhati, është dënuar nga gjykata e Tiranës, për atentatin me kundërtank në vitin 1999, duke vrarë Denis Ginën dhe Median Shehun, ngjarje kjo e ndodhur në ish-fushën e druve në Allias.

Veç këtij dënimi, Ferhati, ka dhe një dënim tjetër me 6 vite burgim të dhënë në 6 janar 2017 nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në dëm të një tregtari kafeje. Të dyja këto dënime në ngarkim të Ferhatit janë bashkuar pak vite më parë, në një të vetëm. Genci Ferhati, konsiderohet si i forti i “Rrugës së Kavajës” dhe miku i Emiljano Shullazit. Prej dhjetorit 2018, Ferhati po ndjek thuajse të njëjtën rrugë ligjore në gjykatën e Krujës, siç dhe veproi dhe fitoi lirinë, anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Burime pranë gjykatës së Krujës, thanë se Genci Ferhati prej dhjetorit 2018 e deri më tani, ka depozituar 8 kërkesa në gjykatë me objekt ulje dënimi dhe njohje të amnistive të viteve 2012, 2014, 2015 dhe 2016. Veç kërkesave për njohjen e amnistisë, Ferhati ashtu si Dokle ka depozituar një sërë kërkesash në gjykatën e Krujës, për ulje dënimi. Të gjitha kërkesat për ulje dënimi, janë pranuar nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e cila fillimisht në dhjetor të 2018 ka pranuar uljen me dy muaj e 10 ditë burgim për Genci Ferhatin. Por, 7 muaj pas këtij vendimi në datën 2 korrik 2019, që njëjta gjyqtare, Enkeleida Hoxha, ka vendosur ti ulë 2 vite e 5 muaj burgim, Ferhatit. Kjo pasi Hoxha, ka vendosur ti pranojë uljen e dënimin me 90 ditë burgim, për 10 vite me radhë, duke filluar për periudhat si më poshtë 1999-2000, 2000 deri 2001, viti 2003, viti 2006, 2007,2008,2009, viti 2016 dhe për periudhën kohore 2017. Ulja e viteve të dënimit për këtë të dënuar ka vijuar edhe në 27 dhjetor 2019, ku gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka pranuar ti ulë dënimin me 90 ditë burgim ose 3 muaj. Por pas uljeve dy herë të dënimit, Ferhati, tashmë i është drejtuar gjykatës së Krujës me katër kërkesa për njohjen e amnistisë për vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016.

Dy nga kërkesat e Ferhatit, ku gjyqtare ka qenë Alma Kolgjoka dhe Anastasi Shehu, janë pushuar nga gjykata për shkak se Ferhati dhe mbrojtësit e tij, nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore. Kërkesa për njohje amnistie për vitin 2014 i ka rënë gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila vijon ende të mos ketë dalë me një vendim përfundimtar nëse do e pranojë ose jo, kërkesën e Ferhatit. Ndërsa kërkesa e Ferhatit për njohjes e amnistisë të vitit 2012 është në shqyrtim nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar. Ndërsa në 13 janar 2020, dy kërkesat për njohje amnistie për vitet 2015 dhe 2016, janë ridepozituar në gjykatën e Krujës, ku në shqyrtim gjyqësor, ato janë marrë nga kryegjyqtarja e Krujës,  Alma Kolgjoka. Ndërkohë në Tiranë, një tjetër emër i njohur, i dënuar me burgim të përjetshëm Arben Grori, po bën përpjeke për tu liruar nga qelia.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aiaiaiaiai: 20/01/2020 16:03

    Shtet i dobet shtet legen lojra te pista

    Përgjigju
  • Lek dukagjini!: 19/01/2020 20:28

    Nga burgu te lerogen te fortit dhe te ngelin nordhilaqet qe pilicet te rine rehat e te lujne domino.Pasi te fortit dote dalin nga burgu .Kame pune une me ta.Kanuni eshte me i fort se ligj maliqi ne shqiperi.Rrofte vetingu dhe drejtesia ne shqiperi,per te denurit per jete paskaqene kjo shqiperi.

    Përgjigju
  • Bledi: 19/01/2020 18:57

    E tha mire Bledi Mane hahahaha me coni mua ne burg se atje nuk ka me kriminele, po i nxjerrin te gjithe jashte hahahaha Loje e madhe po luhet me lirimjt e gjithe ketyre horrave. Dikush po perpiqet te vendose ekuilibrat e vjeter te krimit neper shqiperi. Te pakten te vriten me njeri tjetrin dhe mos ta pesojne njerez te pafajshem. Te gjithe per kryetar bashkie do i kandidoje Rama hahaha po qeshim nga tmerri. Duhet ikur nga ky vend.

    Përgjigju
  • Cucu: 19/01/2020 17:39

    Dalsh sa me shpejt genc ferhati.pran familjes femijeve sa me shpejt.amin

    Përgjigju
    • genti: 19/01/2020 19:53

      o cuni me me zemer me besnik me i mire qe ka pas tirona, qe nuk i re kujt kurre ne qafe njeriu kot po ato qe tentun me ta pre rrugen e kan mare pergjigjen. lirim te shpejt

  • Turi: 19/01/2020 14:42

    Lexoje mire,ka qe 1999 burg.i ka bere 21 vjet,clidhje ka genci me zgjedhjet,ai sdi ku ka shtepine,po del se ka mbaru burgun,

    Përgjigju
  • KCK: 19/01/2020 14:11

    Prisni se s'keni pare gje akoma.

    Përgjigju
  • Shaban: 19/01/2020 14:09

    Dmth paskemi zgjedhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?