ALASKE- Pas ngjitjes së flamurit shqiptar në "Çatinë e Botës", në Everest, alpinistët shqiptarë po synojnë majat e tjera më të larta të botës.
Alpinistët shqiptarë u nisen të martën drejt kryeqytetit të Alaskës për sfidën e radhës, e cila është ngjitja e malit më të ftohtë në planet, Malit Denal, në Alaskë. “Vodafone Albania” njoftoi se do të jetë krah alpinistëve shqiptarë si një nga sponsorët kryesorë të ngjitjes së majës Denal në Alaskë.
Drejtori i Përgjithshëm i “Vodafone Albania”, Dietlof Mare, dhe stafi i kompanisë Vodafone, u takuan dje me alpinistët shqiptarë për t’iu konfirmuar mbështetjen dhe uruar atyre sukses në aventurën e radhës. Pas ngjitjes së flamurit shqiptar në "çatinë e Botës" Everest, vitin e kaluar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, tashmë alpinistët shqiptarë po synojnë majat e tjera më të larta të botës në kuadrin e nismës "Seven Summits", që në botën e alpinizmit ka kuptimin e ngjitjes së majës më të lartë të secilit prej gjashtë kontinenteve të botës.
Tre prej alpinistëve të shoqatës "Bjeshkatarë" dhe "Alpinistë Tirana", Iglin Shyti, Gerti Pishtari dhe Gjergj Bojaxhi u nisën dje për në kryeqytetin e Alaskës, Anchorage, për të ngjitur majën Denali (6 195 m) dhe vendosur atje flamurin shqiptar. Maja Denali apo Mc Kenly, është maja më e lartë në Amerikën Veriore. Mali i Denalit në Alaskë konsiderohet si mali që shënon temperaturat më të ulëta në planet, nën -55°C.
I ftohti ekstrem, erërat e forta dhe lartësia prej 6 195 m mbi nivelin e detit e bën ngjitjen e tij një sfidë tërheqëse për ekipin e alpinistëve shqiptarë. Për realizimin e synimit të vënë, ekipi do të bashkëpunojë me Shkollën e Alpinizmit të Alaskës dhe pritet që të sulmojë majën në fund të këtij muaji ose në ditët e para të muajit Korrik.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com