Izrael – Pasi u publikuan disa ditë më parë në facebook foto gjysëm lakuriq të disa ushtareve izraelite, këtë rradhë rekrutet e reja femra kanë publikuar një video ku tregohen ato duke kërcyer me njëra – tjetrën, dhe sigurisht që përsëri janë gjysmë të zhveshura.

Në video tregohen ushtaret që bëjnë kërcënime ekzotike dhe mbajnë në dorë një armë. Njëra prej tyre dëgjohet duke thënë në gjuhën izraelite, që videon do ta publikojë në youtube dhe më pas në facebook, ku dhe do të bëjë ‘tagg’ femrat e tjera të pranishme në video.
 
Pas publikimit të fotove disa javë më parë, ato u dënuan për sjellje të pahijshme nga ushtria izraelite. Por, mesa duket rekrutet e reja nuk kanë “vënë” mend. Nuk është ende e qartë nëse në videon e publikuar janë të njëjtat ushtare që ishin dhe në fotot e disa javëve më parë. Gjithsesi një gjë është e sigurt, këtë rradhë ato do të vënë në siklet shefat e tyre. /Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?