Sipas Washington Post, Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të heq kufizimet e vendosura 20 vjet më parë mbi pyllin kombëtar Tongass, pyllin më të madh në Shtetet e Bashkuara, duke i hapur rrugën projekteve të mëdha energjetike dhe minierare
Pasi ka provuar më kot të blejë Groenlandën nga Danimarka, Presidenti amerikan synon pyjet në Alaska, për ti shfrytëzuar ekonomikisht.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, sipas prestigjozes amerikane, ka vendosur të heq kufizimet e vendosura 20 vjet më parë, për prerjen dhe transportimin e lëndës drusore, në Pyllin Kombëtar Tongass të Alaskës, pylli më i madh në Shtetet e Bashkuara. Trump gjithashtu ka shënjestruar rregullat që kufizojnë ndërtimin e rrugëve të reja në territor, duke i hapur rrugë zhvillimit industrial.
Washington Post, duke përmendur disa burime të besueshme, shkruan se Presidenti Trump, pas një takimi në krerët e Forcës Ajrore dhe me guvernatorin e Shtetit, ka caktuar Sekretarin e Bujqësisë Sonny Perdue për të eleminuar ligjërisht kufizimet për shpyllëzimet në pyllin Tongasa, rreth 68,000 kilometra katrorë, i shtrirëvendosur në Alaskën Juglindore, mjaftë e lakmuar nga presidenti amerikan.
Sipas Washington Post, Trump ka një interes personal dhe politik për "menaxhimin e pyjeve".
Ishte administrata e Bill Klinton ajo që vendosi pjesën më të madhe të limiteve legjislative për shpyllëzimin e këtij territori, disa ditë para se të linte detyrën në vitin 2001.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.1%
-
Jo
25.5%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 695
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën
23 Dhjetor 2024, 20:10
-
Jeff Bezos u përgjigjet të gjithëve: Mediat kanë humbur besueshmërinë
29 Tetor 2024, 21:33
-
'Washington Post': Gjykata lë në burg ish- presidentin Meta, gjatë hetimit për korrupsion! Mund të dënohet me 12 vjet burg
24 Tetor 2024, 22:22
-
Shkrimi i panjohur i 'Washington Post' në vitin 1986: Refuzimi i ashpër i Ramiz Alisë ndaj Moskës, pas vdekjes së Enverit! Ndryshimi ka filluar...
6 Tetor 2024, 18:59
-
Rusia hedh poshtë pretendimet e Washington Post: Asnjë dialog sekret me Kievin
18 Gusht 2024, 20:51
-
Kryeredaktorja e 'Washington Post', Sally Buzbee jep dorëheqjen
3 Qershor 2024, 11:11
-
Lufta në Ukrainë/ Shtatë dronë rus rrëzohen gjatë natës, Zelensky drejtuar SHBA-së: Na jepni raketa Atacms të godasim Krimenë
30 Mars 2024, 08:57
-
Mediat ndërkombëtare jehonë vizitës së Blinken në Tiranë! 'Washington Post': Do të trajtojë dhe tensionet Kosovë - Serbi, takon dhe afganët
15 Shkurt 2024, 12:42
-
‘The Washington Post’ rendit Tiranën dhe Dhërmiun mes 12 destinacioneve më të bukura për t’u vizituar në vitin 2024
1 Shkurt 2024, 20:53
-
Gjendet i vdekur në qeli 'Unabomber', Ted Kaczynski terrorizoi SHBA me 16 shpërthime! Bombat i bënte në shtëpi e i dërgonte me postë
11 Qershor 2023, 00:01
-
‘Në vend të Mykonos provoni Shqipërinë’, sugjerimi i ‘Washington Post’ për turistët amerikanë! Rama: Flet për plazhe të kristalta dhe male perfekte
21 Maj 2023, 12:23
-
Rama: Kur Irani të jetë i lirë rivendosim marrëdhëniet diplomatike! Do të na sulmojnë sërish, të motivuar nga urrejtja
26 Shtator 2022, 16:02