Pas humbjes së thellë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku ka marrë vetëm 4 mandate për deputetë, LSI ka reaguar për herë të parë. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, thuhet se kjo parti do të ripërtërihet sërish.  LSI ka përcjellë mesazhin në këtë video, duke e lidhur simbolikën me zogun mitik Feniksi, i cili ripërtërihet nga hiri i tij, pasi të djegë vetën. Sikurse shprehet në video, thuhet se  LSI do të ripërtërihet sërish nga hiri i saj, si zogu mitik Feniks.

'Kush ua kallëzoi turqve shtigjet? Hamzai. Hamza! Unë të kam mësue si mahet shpata. Feniksi është një zog i fuqishëm, krijesa mund të fluturojë edhe me një elefant në kthetrat e saj. Lotët janë gjithashtu një tjetër fuqi e shpendit, pasi shërojnë çdo plagë. Feniksi jeton më shumë se një sorrë, kur kupion se po i vjen fundi, Feniksi bën një fole me kanellë, sherebelë dhe hirrë. Ai djeg veten duke lënë hirin pas. Nga grumbullimi i hirit lind një Feniks i ri. Miti për pavdekshmërin e Feniksit ishte bërë aq i famshëm saqë perandori i ri dhe i çuditshëm romak Elagabalus kërkoi të hante një Feniks për tu bërë i pavdekshëm. Shërbëtorët kërkuan për shpendin por nuk gjetën asgjë. Sidoqoftë, ata i shërbyen perandorit mish nga zogu i Parajsës. Mishi i zogut nga Parajsa nuk siguron fuqinë e pavdeksisë, duke marrë parasysh që sundimtari u vra nga garda Praetoriane vetëm dy vjet pasi kishte ngrënë mishin e zogut. LSI ka arritur të ripërtërihet. LSI deri më sot është një simbol universal i një cikli të ri.'- thuhet në video.

 

Këto zgjedhje sollën disfatën më të madhe elektorale të LSI-së, e cila është “zhdukur” nga harta elektorale në 9 qarqe të vendit, pasi në 25 prill mori vetëm 4 mandate, 2 në Tiranë, 1 në Fier dhe Shkodër. Në zgjedhjet e 2017, LSI-ja mori 225 975 vota ose 14,28%, përthyer në 19 mandate. Pas katër vitesh nën drejtimin e Monika Kryemadhit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI ka marrë vetëm 4 mandate, rreth 110 mijë vota ose 6.82 %. Pas katër vitesh, LSI-ja ka humbur më shumë se sa gjysmën e mbështetësve.