FOTOLAJM/ Pas humbjes turpëruese me Çekinë, FSHF bllokon komentet ndaj tifozëve të kombëtares

FOTOLAJM/ Pas humbjes turpëruese me Çekinë, FSHF bllokon komentet ndaj tifozëve të kombëtares

Komentet e censuruara në faqen e FSHF pas ndeshjes, Republika Çeke-Shqipëri

Shqipëria mori mbrëmjen e djeshme humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, duke u mundur me rezultatin 2-0 ndaj Çekisë.

Një humbje që solli mjaft kritika nga opinioni sportiv ndaj një ekipi që ishte inekzistent në fushën e lojës.

Për të shmangur kritikat pas çdo humbjeje faqja e FSHF-së në rrjetet sociale ka censuruar tifozët.

Në faqen zyrtare të Federatës, tifozët nuk kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre pasi komentet janë të bllokuara.

Me këtë manovër mesa duket FSHF dhe Duka kërkojnë të shmangin komentet negative ndaj tyre prej tifozëve që dje dhe sot kanë qenë të irrituar me performancën e kombëtares, ndërsa ndaj kreut të FSHF-së kanë mllefin e organizimit të përbashkët me Serbinë të Euro 2027 për përfaqësuesit U-21.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona