Pas Kosovës edhe Shqipëria do t'i bashkohet bojkotit për ndarjen e çmimit Nobel, që pritet të mbahet më 10 dhjetor në Stokholm. Shkak i këtij bojkoti është mosdakordësia e dhënies së çmimit Nobel për Letërsinë, shkrimtarit austriak Peter Handke i cili njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit.
Lajmi për këtë bojkot është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.
“Kemi udhëzuar ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë” shkruan Cakaj në twitter.
Dhënia e këtij çmim për shkrimtarin Hanke shkaktoi reagime dhe zemërim të fortë jo vetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe në vende të tjera në Ballkan. Hahnke ka mbështetur haptazi ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. Ndërkohë me anë të një letre, drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi e quajti akt të rëndë të dhunimit të vlerave njerëzore.
Një ditë më parë Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli bëri me dije se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Çmimit Nobel në Stokholm.
“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, shkruante Pacolli.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bawendi, Brus dhe Ekimov marrin çmimin Nobel në kimi! Zbuluan pikat kuantike, gjenden në ekrane e llambat LED
4 Tetor 2023, 13:06
-
Tre shkencëtarë fitojnë Nobelin për Fizikë për përdorim të dritës në studim të elektroneve
3 Tetor 2023, 12:23
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Shkuarja e një mitingashi
12 Shtator 2023, 20:35
-
Gaddafi i Kosovës
5 Korrik 2023, 18:41
-
3 ekonomistë amerikanë fitojnë çmimin Nobel në shkencat ekonomike për kërkimet mbi bankat dhe krizat financiare
10 Tetor 2022, 13:26
-
Çmimi Nobel 2022 në Kimi i jepet 3 shkencëtarëve për ‘Zhvillimin e mënyrës së bashkimit të molekulave’
5 Tetor 2022, 12:11
-
Një ukrainase bëhet gruaja e dytë që fiton “Nobelin” për Matematikë
6 Korrik 2022, 17:15
-
Mero Baze: Aleatët e fshehtë të Vladimir Putinit mes nesh
24 Shkurt 2022, 20:16
-
Fituesja më e re e çmimit Nobel, aktivistja afgane për të drejtat e grave, Malala kurorëzon një ceremoni private në Angli
10 Nëntor 2021, 01:12
-
Në përpjekje për të mbrojtur lirinë e shprehjes, çmimi Nobel ndahet mes gazetarëve Dmitry Muratov dhe Maria Ressa
8 Tetor 2021, 11:25
-
Shkrimtari nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah fiton Çmimin Nobel në Letërsi
7 Tetor 2021, 13:21
JO vetem pjesa shqiptare, Kosova dhe Shqiperia,por gjithe komuniteti I qyteterimit te moralit njerezor evropjan e me gjere, eshte dashur ta injorojne kete "ndarje te Nobelit", per nje adhurues te fashizmit te fundshekullit 20-t,kasapit te Ballkanit S.Milosheviq. qe vrau e shkaterroi Kroacine,Bosnjen dhe Kosoven. Ketu nuk kishte te bente vetem me shqiptaret,por edhe me Kroatet e boshnjaket,si edhe popullaten e IRJM.Nobeli keshtu shperbleu edhe me 1962,kur I ndau kete shperblim Ivo Andriqin, hartuesin e Projektit per debimin e shqiptareve nga hapesirat e tyre etnike te ish-Jugoallavise, te botuar ne "Istoriske Studie" te Kroacise.
Përgjigju