Pas shumë largimeve nga LSI drejt PS-së, tashmë kanë filluar largimet edhe në rradhët e demokratëve. Lulzim Basha nuk gëzon as besimin e rrethit të tij familjar se mund të rikthejë Partinë Demokratike në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Djali i xhaxhait të kryedemokratit Lulzim Basha, Altin Basha, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste, duke u pajisur edhe me kartë anëtarësimi.

Tashmë Altin Basha është bërë anëtari më i ri i Partisë Socialiste. Mesazhi është i dyfishtë pasi Altin Basha i përket njësisë bashkiake numër 8, e njohur më parë edhe lagja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai është pajisur me një kartë anëtarësimi pranë Partisë Socialiste të cilën ia ka dhënë deputeti Ervin Bushati.

Kjo njësi është identifikuar si një bastion i Partisë Demokratike deri në zgjedhjet lokale të 2015, ku Erion Veliaj, kryebashkiaku aktual i Tiranës, fitoi në zonën e Bashës përballë Halim Kosovës, me një diferencë prek 300 votash.

Kujtojmë se shumë eksponentë të LSI-së dhe figura të njohura, janë larguar nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar PS-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Djali i xhaxhait u bashkua me PS-në, Veliaj ironizon Bashën: Këta nuk bëjnë dot votat e shtëpisë e jo më të qytetit

1612885356_Screenshot2.jpg

Pas lajmit se djali i xhaxhait të Lulzim Bashës i cili i është bashkuar këtë të mërkurë PS-së, ka reaguar dhe kryebashkiaku Veliaj.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se Basha nuk bën dot as votat e shtëpisë së tij e jo më të qytetit.

“S'të voton as gruaja, as lagjia, as rrugica madje kur ju them unë që këta s'bëjnë dot as votat e shtëpisë, jo më të qytetit ku s'ngulën një gozhdë”, shkruan Veliaj në twitter.

Gjithashtu Veliaj ka “thumbuar” edhe Jorida Tabakun e cila u hoq nga Basha si e deleguar në njësinë Nr 8.