Që kur lajmëroi largimin e tij që nga postet qeveritare, Erion Braçe ka folur me thumba e mesazhe të koduara. Edhe sot ai ka postuar një foto të lojës ‘kala dibrançe’, ku shkruan se i reziston kohës si stil jetese.

“E mbani mend? E dinit loje apo jo? Ja qe i reziston çdo kohe si stil jete”, shkruan ai.

Nuk dihet se kujt po i dërgon këto mesazhe të koduara Braçe, i cili në Asamblenë e Përgjithshme të PS u zgjodh vetëm si anëtar i kryesisë së PS dhe u la jashtë çdo lloj posti tjetër brenda partisë.

Erion Bracce njoftoi më 25 gusht largimin e tij si zv-kryeministër. Ai nuk dha arsye për këtë veprim, ndërsa tha vetëm se 'ka një fund'. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Erion Braçe ka qenë një nga kandidatët më të votuar të PS-së, me mbi 15 mijë vota.

Postimi i Erion Braçes