Pjesëmarrja e tyre nëpër festivale të linte gjithmonë mbresa, deri në momentin që grupi u nda.
Ky është grupi “Spirit Voice”, ku pas një suksesi të bujshëm 5-vjeçar grupi u nda.
E vetmja që i rezistoi kohës dhe që pati një karrierë të shkëlqyer ishte Soni Malaj.
Ndërkohë, muajt e fundit u përfol për një ribashkim apo rikthim të mundshëm të grupit.
Në fakt ky rikthim ishte thjeshtë një dëshirë e vajzave, pasi këtë gjë e dëshmojmë me anë të pjesëmarrjes së Dorinës për herë të parë në festivalin e Knëgës Magjike si soliste.
Duke i uruar suksese të mëtejshme në karrierën muzikore, themi me bindje se “Spirit Voice” tashmë do të jetë vetëm një dëshirë e parealizuar!
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)