Prokuroria e Krimeve të Rënda administron letërporositë nga Italia e Greqi në lidhje me hetimet ndaj ish ministrit Saimir Tahiri.
Burime nga akuza sqaruan për Report TV se në këto letërporosi janë administruar disa prova të reja të cilat do të shërbejnë gjatë hetimit dhe që janë të vlefshme deri në korrik 2018.
Po ashtu, sqaruan bruimet, javën e ardhshme ish ministri do të thirret nga grupi hetimor për t’u njohur me këto prova dhe për të dhënë qëndrimin e tij si person ndaj të cilit kryhen hetimet.
Të pyetur për zhvillimet e fundit ku ish ministri dorëzoi mandatin e deputetit, hetuesit u shprehën se nëse do ju lindë nevoja për një masë sigurie, ata do ti drejtohen gjykatës dhe jo parlamentit për autorizim, siç ndodhi herën e parë për shkak të imunitetit.
U mbars mali polli nje mi...tash do hane m***PD dhe LSI
PërgjigjuProva 6 muaj asnje prove 6 muaj vetem llafollogji kazani ne leterporosi paska prova vetem miopet i hane te tilla llogje
Përgjigju