Pas Loredanës, media zvicerane shkruan për Ledri Vulën (FOTO)

Pas Loredanës, media zvicerane shkruan për Ledri Vulën (FOTO)

Gazeta “20 minuten” ishte një ndër mediat zvicera që pasqyroi përfshirjen e repers Loredana Zefi në zhvatjen e një çifti nga Zvicra.

Tashmë kjo gazetë i dedikon faqen e parë një tjetër këngëtari shqiptar. Ka qenë vetë Ledri që ka publikuar një foto të gazetës që i ka dedikuar një artikull këngëtarit.

“Superstari i Kosovës, e do Zvicrën”, -shkruan “20 minuten”. Media zviceriane ka shkruar për karrierën e Ledrit, për këngët dhe videot e tij shumë të dëgjuara brenda dhe jashtë Shqipërisë e Kosovës. Në intervistë, Ledri është shprehur se në Zvicër ndihet si në shtëpi dhe se është i lumtur që këngët e tij dëgjohen edhe atje. Ai gjithashtu ka folur edhe për skandalin e Loredanës duke u shprehur se kjo nuk kontribuon në imazhin e shqiptarëve, por ka shtuar se Loredana është një artiste e talentuar. Duket se suksesi i Ledrit nuk paska të ndalur dhe nuk do të çuditeshim nëse shumë shpejt fama e tij do t`i kalonte kufijtë e vendeve shqipfolëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja