Pas pesë muajsh tensione, zgjidhet presidenti i ri i Katalonjës
Politikani pro-pavarësisë së Katalonjës, Quim Torra është zgjedhur president i këtij rajoni të Spanjës, pas pesë muajsh bllokade politike.
Politikani pro-pavarësisë së Katalonjës, Quim Torra është zgjedhur president i këtij rajoni të Spanjës, pas pesë muajsh bllokade politike.
Torra, që është pëkrahur që të marrë këtë pozitë nga ish-lideri katalan, Carles Puigdemont, ka fituar shumicë të thjeshtë në Parlamentin prej 135 ulësesh. Ai u zgjodh vetëm gjatë raundit të dytë të votimeve.
“Ne do të jemi besnik ndaj mandatit të referendumit tonë për vetëvendosje të 1 tetorit: do të ndërtojmë njs shtet sovran në formën e një republike”, tha Torra pasi u zgjodh në postin e presidentit.
Torra gjithashtu pati një ton pajtues kundrejt Qeverisë qendrore në Madrid.
“Ne nuk duam një Katalonjë uniforme, por një Katalonjë të bashkuar dhe me diversitet”, tha ai.
Si president, Torra tha se do të punojë për një “republikë për të gjithë, ku të gjithë qytetarët e saj do të gëzojnë të drejtat e tyre”.
Zgjedhje e Torras i jep fund paralizës politike në këtë rajon që vazhdoi në Katalonjë pas zgjedhjeve rajonale të 21 dhjetorit, ku shumica e re parlamentare është një koalicion pro-pavarësisë.
Javën e kaluar, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Puigdemont hoqi dorë nga kandidatura për president dhe sugjeroi se këtë post duhet ta marrë Torra.
Puigdemont ishte president i rajonit të Katalonjës në tetor, kur ky rajon mbajti referendumin për pavarësi nga Spanja, të cilin, Gjykata Supreme spanjolle e shpalli të paligjshëm.
Qeveria qendrore në Madrid më pas shpërndau parlamentin rajonal në Katalonjë dhe akuzoi Puigdemontin dhe disa deputetë për rebelim. Ai u largua nga vendi, pak kohë pas shpërbërjes së Parlamentit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10137
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot ‘Dita e Rinisë’/ Begaj: Frymëzohemi nga akti politik i 'Dhjetorit 1990', për të bërë realitet aspiratën 'E duam Shqipërinë si gjithë Evropa'
8 Dhjetor 2024, 09:22
-
Zgjedhjet 2025/ Begaj: I kënaqur që faktori politik u përfshi si drejtpërdrejtë, ashtu dhe tërthorazi! Kthejini zgjedhjet e pranverës së ardhshme në histori suksesi
25 Nëntor 2024, 14:18
-
Buxheti/ Bardhi fyerje ndaj Begajt: Presidenti bën takime për përshesh me gjel, po e keqpërdorni si leckë! Gjeneral i kthyer në ushtar të Ramës, po kërkon buxhet për parukeri
13 Nëntor 2024, 13:36
-
Data e zgjedhjeve të 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet: Shoqëria civile të angazhohet në vëzhgimin e zgjedhjeve
11 Nëntor 2024, 14:28
-
Eduard Zaloshnja: Kur vagonat shtyjnë lokomotivën
21 Tetor 2024, 15:17
-
Austriakët votojnë, partia e së djathtës ekstreme synon fitore historike
29 Shtator 2024, 11:25
-
Alarmi në Spanjë, kultivuesit shqiptarë të drogës po mbushin burgjet! Vetëm në Lleida dhe Katalonjë janë 229 të arrestuar për grabitje dhe plantacione hashashi
16 Shtator 2024, 17:17
-
Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë
8 Gusht 2024, 16:06
-
Shtatë vende të BE-së i bëjnë thirrje Venezulës t’i publikojë të dhënat zgjedhore
4 Gusht 2024, 14:39
-
Francë e Angli, qytetërimi mobilizohet kundër urrejtjes
8 Korrik 2024, 18:49
-
Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?
2 Korrik 2024, 08:45
-
Deputetët katalanas kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do të diskutoj nesër nismën
24 Qershor 2024, 18:51