Futbollisti i njohur Kylian Mbappe ka nisur një histori dashurie me modelen Ines Rau pas ndarjes nga aktorja Emma Smet. Modelja e re u bë e njohur në të gjithë botën në vitin 2017 pasi ishte trasngjinorja e parë që ishte në kopertinën e Playboy.
Ines Rau ka lindur në Paris në vitin 1990 nga prindër algjerianë. Në moshën 16-vjeçare, Ines iu nënshtrua një operacioni për të ndryshuar gjininë, por vetëm në moshën 24-vjeçare e tha publikisht historinë.
Në vitin 2018 publikoi librin autobiografik me titull Gruaja . Me këto fjalë e përshkroi shndërrimin nga burrë në grua: "Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë jam totalisht grua".