Pas ndërhyrjes cerebrale të kryer orët e vona të së shtunës, aktori Genc Fuga, siç tregojnë miq të afërt ka nisur të reagojë.
Report TV mëson se ai vijon të jetë në mbikëqyrje të mjekëve. Një rrugë e vështirë përpara e pranon dhe bashkëshortja e tij përmes një postimi në facebook.
“Genci, me zotin para dhe me gjithë dashurinë e njerëzve ne të dy do të kemi një rrugë të vështirë përpara... por ashtu siç duhet sepse shumë njerëz me bujarinë e tyre e kanë bërë të mundur që këtë rrugë ta kemi të përballueshme, shkruan në një postim në facebook
Gjithashtu bashkëshortja, aktorja Eni Jani që po i qëndron pranë, ka dashur që edhe në emër të tij të shprehë mirënjohjen dhe falenderim ndaj atyre që ju gjendën pranë.
Veçmas mirënjohja shkon për kolegët e saj, regjisorët Mevlan Shanaj dhe Kicco Londo që bën të pamundurën që Genci të merrte ndihmën mjekësore në kohë.
"Të dashur miq, të njohur dhe të panjohur, sidomos ju të panjohur që madhështinë e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatinë për të. Ju drejtohem duke ju thënë se nuk kam ditur asnjëherë të jem e mirë më fjalen por fjalët e zemrës nuk i kam kursyer asnjëherë sepse janë gjithmonë të vërteta e kur janë të vërteta janë të ndjera. E vërteta ime është dashuri dhe respekt për gjthsecilin nga ju që ishit pranë nesh. Përulem përpara dashurisë suaj ashtu siç përulem në skenë përpara duartrokitjeve tuaja"
Kanë qenë regjisorët Mevlan Shanaj dhe Kiço Londo të parët që bën të pamundurën që Genci të merrte ndihmën mjekësore në kohë, pas goditjes në tru mbrëmjen e së shtunës që lamë pas.
Siç zbulon aktorja Eni Jani, në një status mirënjohje të saj në rrjetet sociale, këngëtari Flori Mumajesi është një ndër artistët që nuk e ka kursyer ndihmën e tij.
“Genci, me Zotin para dhe me gjithë dashurinë e njerëzve ne të dy do kemi një rrugë të vështire përpara... por ashtu siç duhet, sepse shumë njerëz me bujarinë e tyre e kanë bërë të mundur që këtë rrugë ta kemi të përballueshme. Dhe në fund o Flor Mumajesi, e di që do më thuash pse, por nuk mundem të mos ia them të gjithëve se ke një zemër flori”, ka shkruar ajo, duke mos harruar të bëjë një falënderim special për solidarizimin e shqiptarëve të thjeshtë. Faleminderit për atë mbështetje zemre që nga momenti i parë të dashur miq, të njohur dhe të panjohur, sidomos ju të panjohur qe madhështinë e Gencit e sollët aq ngrohtë tek unë me respektin e simpatinë për të”, thotë më tej aktorja.
E sheroft zoti sa me shpejt. Familjareve ju dhadht zoti durim dhe gajret. Vec ai qe e ka provuar e di se cesht goditja ne tru. Edhe njeher te shkuara dhe me sa me pak pasoja.
PërgjigjuTë kaluara dhe moz pafsvë më keq.Ky nuk duhet të jetë atdheu tonë.Shteti nuk mund të veproj me bonuse por ms ligje.
Përgjigju