Këngëtarja Fifi është komentuar së fundmi për ndryshimin drastik në peshë duke humbur shumë kilogramë në një kohë rekord. Ajo ka bërë një tatuazh të ri që e ka ndarë me fansat në Instastory, ku shkruan “In vino veritas”, shoqëruar me një gotë verë dhe një trëndafil.
“In vino veritas” në latinisht do të thotë “Në verë qëndron e vërteta”. Kjo nën kupton se një person nën efektin e alkoolit është më i sinqertë në mendimet dhe ndjenjat që ka. Tatuazhi i bërë nga këngëtarja e famshme duhet të ketë një kuptim të veçantë për të.