Pas një jave kërkim, gjendet kapsula radioaktive dhe vdekjeprurëse në Australi! Rrezikonte 300 vitet e ardhshme

Pas një jave kërkim, gjendet kapsula radioaktive dhe vdekjeprurëse në Australi! Rrezikonte 300 vitet e ardhshme

Foto ilustruese

AUSTRALI- Një javë pasi ishte zhdukur, autoritetet në Australi raportojnë se kanë gjetur kapsulën e vogël radioaktive, e cila kishte një rrezikshmëri të lartë.

Shërbimet e urgjencës kanë "gjetur fjalë për fjalë gjilpërën në kashtë", thanë autoritetet në Australinë Perëndimore.

Pasi objekti humbi teksa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 km në të gjithë shtetin, nisën kërkimet e menjëhershme.

Gjigandi i minierave Rio Tinto kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz.

Kapsula, e cila është 6 mm në diametër dhe 8 mm e gjatë, përmban një sasi të vogël të Caesium-137, i cili mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie ose sëmundje nga rrezatimi. Shërbimet e urgjencës përdorën pajisje të specializuara duke përfshirë detektorë rrezatimi gjatë gjuetisë së tyre.

Pajisja po përdorej në një minierë në rajonin e largët Kimberley. Rio Tinto kishte premtuar më parë se do të nisë një hetim për atë që kishte ndodhur.

Zona e kërkimit për kapsulën e humbur ishte e madhe. Është afërsisht ekuivalente me distancën në rrugë nga John O'Groats në Skoci në Land's End në Cornwall, ose nga Washington DC në Orlando, Florida.

Për çfarë përdoret kapsula?
Kapsula që mungon është një burim qeramik 19-GBq (gigabekerel, një njësi e zbërthimit radioaktiv) cezium-137, që përdoret zakonisht në matësat e rrezatimit. Caesium-137 është një metal radioaktiv me jetëgjatësi prej 30.05 vjet - që do të thotë se në tre dekada do të ketë gjysmën e aktivitetit të tij origjinal. Ai lëshon rrezatim beta dhe gama. Por nëse një person bie në kontakt me këtë kapsulë radioaktive, mund të marrë rrezatimin që merr trupi i njeriut gjatë gjithë vitit duke i shkaktuar rrezik për prekjen nga kanceri dhe sëmundje të tjera. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë