Kanë mbërritur në Rinas 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer. Gjatë mbërritjes së vaksinave i pranishëm në Rinas ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili sapo është kthyer nga Brukseli, ku ishte i shoqëruar së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu.
Kreu i qeverisë tha nga Rinasi se në muajin prill do të vijnë edhe 30 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërkohë që shtoi se janë konfirmuar edhe 14 mijë dozat e para nga COVAX të cilat mbërrijnë në 15 ditëshin e parë të muajit mars.
Rama shtoi po ashtu se ai është besimplotë se do të kemi mundësi të një vaksinimi intensiv që do të ndihmojë në thyerjen e zinxhirit të infeksionit të COVID, dhe të ketë një rënie drastike të infektimeve, gjë që do të ndihmojë edhe sezonin turistik.
'30 mijë doza në prill nga Pfizer. Kanë ardhur 15 mijë doza sot. Kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që do të vijnë 30 mijë doza në muajin prill. Kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga në një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Covax dhe apsolutisht jam shumë besimplotë se do të kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv dhe do të thyejmë zinxhirin e infektimit. Dhe ta bëjmë këtë sezon me infektime me rënie drastike, ku Shqipëria të jetë e hapur për turistët të cilët duan të vijnë. Është një luftë e madhe tregtare.'- tha Rama.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime. Ndërkohë që shifrat e personave që ndërrojnë jetë nga COVID, vijojnë që të mbeten të larta. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 20 qytetarë, dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID 764 persona.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.1%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 1052
Lajme të tjera
-
Studentët e Universitetit Stanford vizitë në Tiranë, takohen me Ramën
26 Prill, 16:15
-
Rithemelimi kërkoi interpelancë për emisionin në Rai 3, Rama: S’ka urgjencë për autorët e kësaj shfaqje të shëmtuar! Gatuajnë shpifje e ua japin të huajve si akuza
26 Prill, 13:08
-
Emisioni në Rai 3, Rama për 'Corriere': I neveritshëm, paragjykime për Shqipërinë! Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim
26 Prill, 10:22
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë
25 Prill, 22:29
-
INTERVISTA/ Ilir Meta në ‘Frontline’: Nëse ka urdhër-arresti, nuk arratisem! Dumani, kapter i Rilindjes! Tarallakut i çoj para SPAK dyfishin e 2 marsit
25 Prill, 20:54
-
Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, u shiti 'sapunin për djathë' italianëve! S’duhet të jetë burrë, do dalë cullak
25 Prill, 19:07
-
'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdori për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë
25 Prill, 18:50
-
Emisioni i RAI 3, Rama-moderatorit: Telefonatën time e krahasuat me ndërhyrjet e Kremlinit, s’keni guxim të përballeni me të vërtetën
25 Prill, 09:45
-
Mero Baze: Beteja këmbëngulëse e Ramës ndaj një reportazhi të RAI
24 Prill, 21:45
-
Rama: Gjykata Kushtetuese nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, po ta bënte s’do diskutohej
24 Prill, 18:06
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49
I vetmi KM me bote qe del ne airport me prite tri kuti me vaksina, ketij njeriu nuk ja pret marrija budallallekun
PërgjigjuU ben afershisht 80 mije vaksina deri ne zgjedhjet. Bravo, u shpetua populli
PërgjigjuHej cfare lideri, e vonon dergesen sa te dali vete ti prese! Yll bote.
Përgjigju