Mbërrijnë mbi 15 mijë dozat e Pfizer, Rama: Në prill do të vijnë edhe 30 mijë doza të tjera! Brenda 15 ditëve vijnë dhe 14 mijë vaksinat e COVAX

Kanë mbërritur në Rinas 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer. Gjatë mbërritjes së vaksinave i pranishëm në Rinas ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili sapo është kthyer nga Brukseli, ku ishte i shoqëruar së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu.

Kreu i qeverisë tha nga Rinasi se në muajin prill do të vijnë edhe 30 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërkohë që shtoi se janë konfirmuar edhe 14 mijë dozat e para nga COVAX të cilat mbërrijnë në 15 ditëshin e parë të muajit mars.

Rama shtoi po ashtu se ai është besimplotë se do të kemi mundësi të një vaksinimi intensiv që do të ndihmojë në thyerjen e zinxhirit të infeksionit të COVID, dhe të ketë një rënie drastike të infektimeve, gjë që do të ndihmojë edhe sezonin turistik.

'30 mijë doza në prill nga Pfizer. Kanë ardhur 15 mijë doza sot. Kemi marrë konfirmimin nga Pfizer që do të vijnë 30 mijë doza në muajin prill. Kam shumë besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë, nga në një anë sepse kemi ndërkohë të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Covax dhe apsolutisht jam shumë besimplotë se do të kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv dhe do të thyejmë zinxhirin e infektimit. Dhe ta bëjmë këtë sezon me infektime me rënie drastike, ku Shqipëria të jetë e hapur për turistët të cilët duan të vijnë. Është një luftë e madhe tregtare.'- tha Rama.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime. Ndërkohë që shifrat e personave që ndërrojnë jetë nga COVID, vijojnë që të mbeten të larta. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me virusin 20 qytetarë, dhe kanë rezultuar pozitiv me COVID 764 persona.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran: 02/03/2021 05:58

    I vetmi KM me bote qe del ne airport me prite tri kuti me vaksina, ketij njeriu nuk ja pret marrija budallallekun

    Përgjigju
  • Eman: 02/03/2021 01:46

    U ben afershisht 80 mije vaksina deri ne zgjedhjet. Bravo, u shpetua populli

    Përgjigju
  • Tini: 01/03/2021 22:54

    Hej cfare lideri, e vonon dergesen sa te dali vete ti prese! Yll bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm 3 shqiptarët (EMRAT)

U dënuan me 23 vite burg për vrasjen e Shpëtim Frashërit në Torino, Gjykata e Lartë shpall të pafajshëm 3 shqiptarët (EMRAT)