Pas incidentit të dhunshëm disa ditë më parë në zyrat e FRD-së, ditën e sotme kreu i kësaj partie Sali Shehu, përmes një letre i është drejtuar, kryetarit të Bashiksë së Tiranës, Erion Veliaj, kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ambasadave të SHBA, BE dhe OSBE në Tiranë, me pretendimin se nuk janë dakord me veprimet e Policisë Bashkiake e cila shkoi për të liruar zyrat.
“Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi.”
“Nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkonjën “b” të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesë, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore. Pika 2 e nenit 22/1, thotë: Kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën “b” të nenit 22”, thuhet në letrën e FRD-së.
Dy ditë më parë, presidenti Ilir Meta duke iu referuar përplasjeve në selinë e FRD-së, i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për dijeni edhe ambasadorëve të huaj në Tiranë, përmes së cilës pretendon se klima mes forcave politike që do marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit është cenuar rëndë.
Përplasja e disa ditëve më parë ka ardhur pas kërkesës së Bashkisë së Tiranës për lirimin e zyrave të FRD-së.
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj në Bruksel për 75-vjetorin e Kolegjit të Europës: Vitin tjetër dyfishohet numri i studentëve! Kampusi, histori suksesi për Tiranën
21 Nëntor, 15:21
-
Festivali i Nomadëve Digjitalë, Veliaj: Tirana, qytet kozmopolitan i të gjithëve! Bëhemi gati për titullin ‘Kryeqyteti Europian i Kulturës'
20 Nëntor, 15:46
-
Premtimi i Veliajt, nga 1 janari 2025 pensionistët do të udhëtojnë falas me autobus në Tiranë! Vendimi miratohet me votat e socialistëve në Këshillin Bashkiak
19 Nëntor, 17:54
-
Prezantohet në shqip libri i ish-kryebashkiakut të Bogotas, Veliaj: Ekipi i tij do ndihmojë në zbatimin e sistemit të ri të transportit në Tiranë
19 Nëntor, 14:46
-
Sot 80 vjetori i Çlirimit të Tiranës nga pushtuesit nazistë, homazhe te ‘Ushtari i Panjohur’! Veliaj: Të lëmë përçarjet për përparimin e shoqërisë
17 Nëntor, 08:29
-
Rehabilitohet blloku i banimit në Njësinë 3, Veliaj: Tirana, një kantier investimesh, buxheti 2025, më transformuesi
16 Nëntor, 13:07
-
Parada e Shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë, Bashkia e Ferizajt i bashkohet festës së madhe të pavarësisë: Emocion, krenari, lavdi e festë e jashtëzakonshme
13 Nëntor, 20:09
-
FOTOT/ Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham”, Veliaj: “Do të jetë një super shkollë me 4 kate, gati për vitin e ardhshëm shkollor”
12 Nëntor, 12:00
-
Veliaj i ftuar në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin
9 Nëntor, 14:00
-
Veliaj vizitë dy ditore në Aleksandri: Tirana, simboli i bashkëjetesës Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut
8 Nëntor, 18:50
-
Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare
6 Nëntor, 16:13
-
Veliaj thirrje qytetarëve: Ta kthejmë nëntorin në një muaj feste, valëvisni flamurin kudo ku ka shqiptarë (VIDEO)
5 Nëntor, 12:12